TIRANE - Ditët e fundit në kryeqytet është vënë re mosfunksionimi i semaforëve në rrugë, duke vështirësuar me tej qarkullimin e automjeteve.

Qytetarët dhe shoferët shprehen të shqetësuar nga ky fakt, pasi përveç se krijon kaos në trafik është edhe një burim për aksidentet që ndodhin çdo ditë në rrugët e Tiranës.

Vëzhgimi i A1 Report sjell situatën e sotme në disa nga kryqëzimet e Tiranës, ku semaforët nuk kanë funksionuar.