Nëse mendoni se vajzat e ekzagjerojnë kur shpenzojnë shuma të mëdha parash për mbrëmjen e maturës, mbase duhet të mendoheni dy herë. Vajzat 15-vjecare në Meksikë kanë nisur një trend të ri, që përfshin shuma marramendëse parash dhe energji pafund! 15-vjetori, sipas traditës latino-amerikane, është kthimi nga vajzë në grua dhe meriton festime gjigande! Festa e madhe e 'quinceañera' kërkon fustane të mëdhenj si të princeshave në përralla, limuzina gjigande me drita dhe pasqyra sikur të ndodhesh në brendësi të një diskoje, bizhuteri të shtrenjta dhe tualet të rënduar, sic i ka hije një gruaje! Foto të festave të tilla qarkullojnë kudo në rrjete sociale dhe një 15-vjetor me përmasat e një dasme është kthyer në një garë të vërtetë mes vajzash. ‘Super-festa’, kërkon një angazhim serioz, me një staf të specializuar parukierësh, artistë makeup-i dhe një prift që e pret vajzën në rrugën e saj drejt altarit ku edhe jepen disa betime. Në dukje, të jep përshtypjen e një dasme. Por është thjesht një 15-vjetor ‘modest’.
/Shqiptarja.com












