ARGJENTINË - Gjashtë herë kampioni Olimpik, Usain Bolt dhuroi një shfaqje në rrugët e Buenos Aires të Argjentinës. Kesaj rradhe sfida e tij ishte të tregonte se ishte më i shpejtë se një autobus.

Përpara garës, Bolt filloi të bënte stërvitjen e tij si zakonisht duke e konsideruar seriozisht garën.

Sapo filloi gara, Bolt kuptoi se e kishte garën në "xhep" dhe filloi të vërë në lojë kundërshtarin e tij përpara se të arrinte vijën e finishit. Gara prej 80 metra u shtua në trofetë e fituar nga Bolt.

Ai gjithashtu konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiros në garën e 400 metrave. "Nuk do të zbres në pistë në 400 metrat pasi është një garë që kërkon shumë stërvitje.

Objektivat e ardhshëm janë të përmirësoj kohët  e mia në distancat e preferuara në 100 dhe 200 metra, si dhe të fitoj tituj", përfundoi Bolt.


(v.gj/shqiptarja.com)