DURRËS - Pas vrasjes së 17-vjeçarit Adriatik Tota në shkollën profesionale "Beqir Çela", mbërritën edhe disa ministra e deputetë. Njëri prej tyre ishte dhe deputeti i PD, Eduard Halimi. Ai kishte shkuar atje për t'ju gjetur pranë familjarëve të viktimës, por një familjar i është drejtuar me nervozizëm.

Në video dëgjohet se i moshuari i tha deputetit demokrat Halimi: "A mbarove punë? Ec atje, shko..". Ndërkaq, deputeti demokrat Eduard Halimi, sqaron për "A1 Report" se nuk është përzënë nga gjyshi i viktimës. Sipas tij, ky i fundit po i kërkonte që të nxirrte urgjentisht nga morgu trupin e adoleshentit.

Nuk janë të pakta herët kur politikanë e deputetë shkojnë në zonën e tyre elektorale vetëm për të marrë votën, në fushatë elektorale apo kur ndodhin fatkeqësitë, por pa bërë asgjë paraprakisht për të evituar ngjarje si kjo e sotmja.

Kurse një tjetër i afërm tha se për ngjarjen ishin informuar nga televizioni dhe se 17-vjeçari ishte djalë i vetëm.

halimi

(v.gj/shqiptarja.com)