TIRANE - Monumenti i Pavarësisë është në gjendje të mjeruar. Çdo ditë vidhen pllakat e tij dhe duket se askush nuk kujdeset për mirëmbajtjen apo ndalimin e aturorët e kësaj vjedhjeje.

Me kamerat e A1 Report sjellim këto pamje aspak të hijshme për monumentin më të rëndësishëm në zemër të Tiranës që simbolizon 28 nëntorin e 1912 ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkohë që nuk është vetëm vjedhja që e shëmton këtë monument por janë edhe shënimet e shumta që janë bërë mbi të. Një tjetër funksion akoma edhe më i shëmtuar që i është dhënë Monumentit të Pavarësisë është ai i kthimit të tij në banjo publike.

Ky monument u realizua me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë dhe ka kushtuar rreth 355 mijë euro. Pjesët metalike që janë shkuluar nga baza e monumentit kanë dëmtuar edhe sistemin e ndriçimit, çdo pjesë e vjedhur kushton të paktën 300 euro.

monumenti i pavarsise

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)