Video-mesazhi i Partisë Demokratike: Berisha iu nënshtrua Metës për hallin e tij personal! Çdo votë për 'Shtëpinë e Ilirit' është për Edi Ramën

Video-mesazhi i Partisë Demokratike: Berisha iu nënshtrua Metës për hallin e tij personal! Çdo votë për 'Shtëpinë e Ilirit' është për Edi Ramën

Foto nga papjet e publikuara nga Partia Demokratike

Partia Demokratike, përmes një video-mesazhi në rrjete sociale shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha, për hallin e tij personal, iu nënshtrua Presidentit Ilir Meta. PD thekson se Metës, i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me kryeministrin Edi Rama. Ndër të tjera selia blu shprehet se çdo votë në ‘Shtëpinë e Ilirit’ është votë për Edi Ramën, duke ironizuar logon që Berisha dhe Meta përdorën për koalicionin.

Berisha dhe LSI kanë marrë copy-paste emrin dhe logon e qendrës së djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi, duke e quajtur 'Shtëpia e Lirisë'. Sakaq, PD deklaron se demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta.

“Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës. Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e rradhës me Edi Ramën. Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën. Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata nuk do të bëhen më pjesë e pazarit të rradhës. Sot është e qartë, nëse zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën. Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.”-thuhet në reagimn e PD.

Në videon e publikuar nga Partia Demokratike, citohet Berisha i cili thotë se Ilir Meta është i zhytur kokë e këmbë në krim. Ndërsa më tej, citohet sërish Berisha i cili ka deklaruar se ka marrë pjesë në bisedime me Ilir Metën për të bërë koalicionin e përbashkët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Sali Berisha dhe LSI kanë zyrtarizuar dje koalicionin mes tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit, duke e ligjëruar atë me partinë e Nard Ndokës. Report Tv ka zbardhur marrëveshjen e tyre, ku pjesë e këtij koalicioni është edhe PDK, kjo për faktin se LSI dhe Berisha vetë, ligjërisht nuk mund të formonin një koalicion pasi për këtë duhen dy parti. Në kushtet kur Berisha dhe mbështetësit e tij nuk janë parti, ka lindur nevoja për përfshirjen e PDK-së së Nard Ndokës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat