Një ndërtesë gjigante në Brazil është shembur pasi është përfshirë e tëra nga flaka gjatë natës së datës 30 prill, duke mbetur të ngujuar disa persona. Deri më tani është konfirmuar se një person ka humbur jetën, derisa informacione tjera pritet të bëhen të ditura gjatë orëve të ardhshme.
Momenti i shembjes së ndërtesës është filmuar me telefon të mençur në qytetin Sao Paulo, ku dëshmitarë të shumtë të kësaj ngjarje mbetën të shokuar.
Videoja e postuar në Twitter, shfaq ndërtesën 26 katëshe e cila ishte përfshirë e tëra nga flaka në një moment shembet.
Një numër i personave shihen duke kërkuar ndihmë nga korridoret dhe shkallët e ndërtesës, e cila befasisht shembet. Mediat lokale raportojnë se ajo ishte e pabanuar, por e frekuentonin shumë të pastrehët.
Flabio Gabia që punon si recepsionist në një hotel afër ndërtesës së shembur, ka deklaruar se kishte dalur në rrugë për të parë se çfarë po ndodhte, kur pa qindra njerëz duke vrapuar për t’i shpëtuar më të keqes.