VIDEO-Momenti kur guri prehistorik zhvendoset nga Mirdita në Muzeun Kombëtar...nën 'syrin' e kamerave

Pas negociatave të përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës me banorët që kundërshtonin lëvizjen, guri prehistorik, i zbuluar disa javë më parë në Xhuxhë të Fanit të Mirditës, është zhvendosur në Muzeun Historik Kombëtar.

Zhvendosja e tij është bërë e gjitha në "syrin" e kamerave,  për ta dokumentuar këtë moment të rëndësishëm. Transportimi i tij u bë i mundur nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Menjëherë pas mbërritjes në këtë institucion guri me vlera historike, u regjistrua në pronësi të Muzeut Kombëtar, ndërsa arkeologët u shprehen se do të nisin punën për konservimin dhe studimi e këtij zbulimi  mjaft të rëndësishëm. Objekti me simbole prehistorike konsiderohet si një nga zbulimet më të rëndësishme nga arkeologët dhe renditet krahas “simotrave” të zbuluara në vitet ‘60-‘70 në Xibër të Matit, në Rubik, apo në Lepenicë të Vlorës. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 21/08/2019 18:10

    E kuptoj rendesine e ketij zbulimi, normalisht edhe rendesine we i duhet kushtuar per ruajtjen e tij etj - Nuk e kuptoj fare pse duhet negociuar me disa majmun te zones ku u gjet ky gur se cka duhet e si duhet ta ruajne institucionet e shtetit. Kush m...n jane ata individe qe marrin nje guxim te tille qe "kishe vendosin kushte e kishe ata pyeten per fatin e ketij guri"- a ka mundesi dikush te ma spjegoj pse duhet keta idiota te jene faktor ne kete storie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës