Tirane- Prokuroria e Posaçme nuk heq dorë për të dënuar Safet Gjicini për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Në senacën e sotme (20 qershor 2024) në gjykatën e Posaçme të Apelit prokurorja ka kërkuar dënimin e tij me 4 vite e 6 muaj burg dhe Alma Kaçin mbi akuzën e korrupsionit altiv me 1 vit e 5 muaj burg.
Të dy përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. SPAK nuk ishte dakort me ndryshimin e akuzës dhe uljen e dënimit që u bë nga Gjykata e shkallës së parë. Avokati i Safet Gjicit kërkoi pafajësi.
Alma Kaçi nuk u paraqit as në këtë seancë, gjithashtu as avokatja e saj mbrojtëse. Në këto kushte gjykata caktoi një avokat kryesisht, Arben Peci i cili kërkoi pafajësi.
Vendimi do të jepet më 24 Qershor ora 14:00. Gjykata e Shkallës së parë e ka dënuar ish-kryebashkuakun Gjici me 3 vite burg vetëm për shpërdorim detyre me gjykim të shkurtuar. Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg që u reduktua nga gjykimi i shkurtuar me 1 vit burg për prostitucion.
Ankimi u bë në apel edhe nga SPAK edhe nga të pandehurit.
Videoskandali ku Gjici dhe 40 vjeçarja kryeninin marrëdhënie intime në zyrën e kryetarit në bashkinë e Kukësit doli në media më 16 qershor 2023, ndërsa data e regjistrimit në video ishte 6 qershor 2023.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor 2023. Sipas SPAK, e cila mbylli hetimet më 25 nëntor 2023, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma K., është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.
S.G/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.4%
-
Të gabuar
81.2%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 6626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator, 15:01
-
Vuan nga një sëmundje e rëndë, gjendja e ish-kryebashkiakut Safet Gjici paraqitet stabël!
12 Shtator, 12:02
-
I dënuar nga GJKKO, Safet Gjici lë qelinë dhe përfundon në spital! Vuan nga një sëmundje e rëndë
11 Shtator, 18:44
-
Përfundon epoka Gjici te Kukësi, përfaqësuesi i familjes: Prekëse të largohemi pas 12 vitesh! Prezantohen drejtuesit e rinj
13 Gusht, 17:07
-
Me aksione të dhuruara! Nesër prezantohet administratori i ri i Kukësit, trajneri dhe zv/trajneri (Emrat)
9 Gusht, 14:33
-
Jo shitje por dhurim, Report TV mëson administratorin e ri të FK Kukësit! Gjici synon rimarrjen e klubit
8 Gusht, 10:37
-
Dorëzohet familja Gjici! Shiten 100% të aksioneve, klubi i Kukësit me pronarë të rinj
7 Gusht, 09:40
-
Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ Apeli i GJKKO-së rrit me 1.5 vite burg dënimin për Safet Gjicin! Ndryshon akuzën për Alma Kaçin
24 Qershor, 14:14
-
Seanca në Apel për Safet Gjicin, shtyhet më 20 qershor! Mungoi Alma Kaçi
13 Qershor, 09:47
-
GJKKO refuzon marrëveshjen mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, Granit Gjana, dosja kthehet për hetim
30 Prill, 11:14
-
Videoskandali/ Gazetari Dervishi: SPAK hetim minimalist për Safet Gjicin, Alma s'shkoi në zyrë se i dhimbseshin qentë
8 Shkurt, 13:28
-
Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon me 2 vite burg Safet Gjicin, 1 vit për Alma K! Ndryshohen akuzat! Ish kryebashkiaku përlotet në gjyq
7 Shkurt, 16:01