Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon me 2 vite burg Safet Gjicin, 1 vit për Alma K! Ndryshohen akuzat! Ish kryebashkiaku përlotet në gjyq

Tirane-  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi sot (7 shkurt 2024)  me dy vite burg ish kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici i arrestuar pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me Akma K. Ndërkohë 40 vjeçarja do të vuajë 1 vit burg.

Trupi gjykues vendosi të ndryshojë akuzat për dy të pandehurit për të cilët SPAK kishte dërguar dosjen për 'korrupsion pasiv dhe aktiv'. Kështu Safet Gjici u shpall fajtor për  akuzën e 'shpërdorimit të detyrës" ndërsa për Alma K u shpall fajtore për 'prostitucion'. 

Gjithashtu Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

Vendimi u shpall mbrëmjen e sotme nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi pasi gati 4 orë të mbledhur në dhomën e këshillimit

VENDIMI

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 41/128 Regjistri themeltar, datë datë 07.02.2024 vendosi: 
deklarimin fajtor të të pandehurit Safet Gjici për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.  Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Safet Gjici me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Alma Kaçi, lidhur me kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 parg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e saj në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.  Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Alma Kaçi me 1 (një) vit burgim.

Videoskandali ku Gjici dhe 40 vjeçarja kryeninin marrëdhënie intime në zyrën e kryetarit në bashkinë e Kukësit doli në media më 16 qershor 2023, ndërsa data e regjistrimit në video ishte 6 qershor 2023.

Gjici përlotet
Gjatë konkluzioneve të palës mbrojtëse, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici akuzoi drejtpërdrejt ish kreun e këshillit të qarkut Kukës, kundërshtarin e tij politik Abedin Oruçi se fshihet pas kurthit të videoskandalit.

Para shpalljes së vendimit Gjici, i pranishëm në gjykatë kërkoi nga togat e zeza pafajësi, duke u shprehur se ndjen vetëm përgjegjësi morale, por jo penale dhe u përlot

“Unë kam marrë dënimin me të madh që është ai moral, u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit” u shpreh ai i përlotur në sallën ku kishte edhe familjarë

Ish-kryebashkiaku tha se kishte rënë pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtari i tij politik Abedin Oruçi, përplasja, me te cilin kishte nisur që në vitin 2019, ku në cilësinë e kryetarit të Bashkisë i  kishte hequr atij rrethimin me kangjella hekuri që i kishte bërë sheshit para bashkisë.

“Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e pagoi Alma K. në shenjë hakmarrjeje”, u shpreh Gjici.

Ai hodhi akuza ndaj prokurorisë, e cila sipas tij megjithëse kishte prova nuk e procedoi Oruçin.

“Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Oruçit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste”, deklaroi Gjici

Çfarë pretendoi SPAK

Seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me 4 vjet e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit pasiv dhe Per Alma K SPAK kërkoi 1.6 vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv.  

Sipas SPAK, e cila mbylli hetimet më 25 nëntor 2023, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma K., është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës. Prej 24 qershorit 2023, kur dhe u arrestua, Safet Gjici ndodhet në paraburgim ndërsa Alma K. po gjykohet në masë sigurie 'arrest shtëpie'. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Videoskandali në bashkinë e Kukësit, ja sa ditë burg do të vuajë Safet Gjici, përllogaritja

1707333976_tyejntdejntm.PNG

GJKKO dënoi sot me 3 vite burg Ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici duke e shpallur fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë për Alma K dha dënimin me 1. 6 vite burg për akuzën e prostitucionit. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar Safet Gjici përfiton uljen me 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim ndërsa Alma K. me 1 vit burg.

Por edhe sa muaj i kanë mbetur Safet Gjicit për të kryer?

Vuajtja e dënimit nis nga dita e ndalimit 24 qershor 2023. Pra deri tani ka kryer gati 8 muaj paraburgim.
Një ditë paraburgim është e barazvlefshme me 1.5 ditë burg. Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se Gjici ka kryer +/- 432 ditë burg dhe i mbeten dhe  +/- 299 ditë.

Ora 20:28
2 vite burg për Safet Gjicin, avokati: Vendim i sforcuar, do shohim argumentet e Gjykatës dhe do bëjmë ankimim

1707334408_gjici.JPG

Të sforcuar e ka konsideruar avokati vendimin e Gjykatës për të dënuar me 2 vite burg ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici për shpërdorim detyre. Ai tha se do ta ankimojnë vendimin pasi të njihen me argumentet e Gjykatës.

“Nga korrupsion e dënuan për shpërdorim të detyrës. Kur të shohim argumentat për këtë vendim do ndjekim rrugët tona për ankimim. Do shohim vendimin kur të zbardhet dhe do bëjmë ankimim. Vendimi shumë i sforcuar, nuk e di se çfarë do shkruajnë aty. Do lexoj vendimin e zbardhur që unë ta kuptoj si e ka argumentuar gjykata”, tha ai.

Ora 19:53
U dënua me dy vite burg, ndryshon akuza për Safet Gjicin nga korrupsion në shpërdorim detyre! Alma fajtore për prostitucion

1707332328_1687796936safetgjicidhealmak.jpg

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici nga korrupsion në shpërdorim detyre, për të cilin dha dënimin final me 2 vite burg. Ndërkohë, edhe Alma Kaçin, e ka shpallur fajtore për prostitucion e cila fillimisht u akuzua për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”

Ora 16:51
Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ Avokati i Safet Gjicit thotë fjalën e fundit: Alma K. u pagua për të realizuar filmimin

1707333976_tyejntdejntm.PNG

Safet Gjici në gjykatë

Avokati mbrojtjës, Përparim Kulluri në seancën e sotme të gjyqit ku u dhanë konkluzionet insistoi se Alma K. është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu ajo ka pasur komunike me Abedin Oruçin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën e memories që është bërë regjistrimi.

Sipas mbrojtes prokuroria, nuk ka gjetur pajisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse në bazë të aktekspertimit të kartmemories që u gjet në gotë me të cilen dyshohet se u bë regjistrimi nuk rezluton që të jetë e regjisturar aty. Pamjet janë gjetur tek një USB në banesën e Almës. Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kanë folur vazhdimisht me njëri-tjetrin në lidhje me këtë çështje

Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruçi i ka dhënë prokurë avokatit që ta përfaqësojë në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria në datën 9 tetor kur e ka pyet Abedin Orucin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almën. Sipas mbrojtes në datë 23 maj 2023 ka qenë takimi i parë mes Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, kohë në të cilen ata kane kryer marrëdhënie seksuale.

Pas kësaj GJKKO u tërhoq për vendim.

Ora 16:22
Videoskandali/ Safet Gjici përlotet në gjyq! Dëshmia e plotë: Kurthin ma ngriti Abedin Oruçi! Alma K më dha substancë narkotike

1687777784_safetgjici.jpg

Foto: Safet Gjici në sallën e gjyqit qershor 2023

Sot në GJKKO ishte seanca për dhënien e konkluzioneve të palës mbrojtëse dhe ish kreu i bashkisë ka kërkuar që të mbajë fjalën. Gjici akuzon kundërshtarin e tij politik Abedin Oruçi se ka paguar Alma Kaçin për videoskandalin. Pas dëshmisë trupi gjykues u tërhoq për dhënie vendimi në dhomën e këshillimit. 

Deshmia 

Kurthi ma ngriti kundërshtari Abedin Oruçi. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.

Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësi. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja hollandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin.

Pesë akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kane arritur që ti pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e paguajti Alma K. në shenjë hakmarrjeje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve paleje.

Abedin Oruçi më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyrën. Kush më ka dhënë substancë narkotike Alma K. me bashkëpuntorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria. 

Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Oruçit? Pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi që i kam bërë unë Alma K. për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Oruçin. Une i thashë shko tek zëvendësi Almës por ajo as aty nuk e dorëzoi. Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikur fond për qentë. Ata më sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë paleje dhe të përvetesojnë tokën.

Une kam marrë dënimin më të madh. Dënimi është moral u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit.

Përlotet

Oruçi donte që të iki une dhe të vinte në zbatim projektet e tij. Shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë.  Abedin Oruci ndërvite ka pas 25 çështje penale. Une kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 08/02/2024 10:52

    SIÇ DUKET GJICI IA DOLI I ÇIK ME TE MBYLLUR SYTË.....E PRA-TI ROJ QEROSI ME NJE SY,SA PER HAPSORAT E PRAPANICES NE BURG ,TE QENDROJE ME SY HAPUR...NE TE KUNDERTEN KA PER TE LARË LESH...

    Përgjigju
  • CaBone: 08/02/2024 10:20

    Komplet denim pa lidhje per mendimin tim. Nqs skan ukaza konkretrnper korrupsion areher duhet ta linin te lir Gjicin. Nravo qe kerkoj falje per iperdhosjen e Institucionit & Familjes. Te tjerat jan non sence. Sa per virgjereshat komentuese nuk eshte krimi shekullit qe kryu marrdhenie me dike ne zyr. Sdo jet as i pari as i fundit. Dhe pastaj bejn te ndergjegjutin ata qe ngaxmojn vajza na 14-15 vjec. Respekt maksimal per Gjicin ne ca e shendrroj Kuksin.

    Përgjigju
  • vlonjati: 08/02/2024 09:45

    Gjicit i takon te dekorohet sepse ka te perdhunoje nje (prostitute) simpatizante te opozites ! Gjici si njeri i pushtetit eshte i ndershem kurse Alma eshte armike e partise pushtet pr ne pamundesi per denim per korrupsion po e denojme per prostitucion.

    Përgjigju
  • Bardi: 08/02/2024 09:10

    Kjo ngjarje duhej te ishte mbyllur qe ne ditet e para te saje.Zte ishte larguar nga detyra dhe kaq.Ju po e denoni?cfare arritje kemi,cfare problemi u shua apo u zgjidh?turp qe arrihet te denigrohet njeriu ne kete fare feje,kur eshte e kuptueshme qe i eshte ngritur gracke.Sikur kenaqemi me te keqen e njeriut e jo ta mendojme me thell se sa rendohet famiilja shoqeria etj..Cfare fitohet mbajtja ne burg.Tek ne shkon pasuria e popullit per lesh e me miliona e smarrin hic denim ose sa per te lare gojen.Drejtesia spo merret me pislleqet qe po ushqehet shqiptareet e merreni me nje kurth qe i behet tjetrit e realizohet nga deshira per te njollosur dike qe se pelqen dikushi e te gjithe pas berhajt? Bardi

    Përgjigju
  • neri: 07/02/2024 23:04

    SI ka mundesi qe te tille gomere,,pa pike truri ne koke te behen kryetare bashkie nga PS...PS PO HUMBET PIKE ME KETA....

    Përgjigju
  • Blerta: 07/02/2024 22:57

    Cfare komedie. Ndryshon vepren penale ne prostitucion pa hetim fare as nga akuza e as gjyqesor. Por nese e ndryshon atehere pershtatja e vendit per "prostitucion" eshte krim tjeter. OMG ku ka shku idiotesia rampalliste. Shptesojme te shkoje ceshtja ne GjEDNj qe te merrohet edhe BE me gjykatat tona te menderosura.

    Përgjigju
  • Gripi: 07/02/2024 21:32

    Qenka keputur Gjkko me keto denime. Papit ish prokuror dhe tani avokat duhet ti kujtoje dikush ligjin se dhe premtimi perfshihet ne te njejtin nen te korupsionit. Hetimi eshte i paplote nese iniciuesi bandit Oruçi nuk merret i pandehur.

    Përgjigju
  • Arben: 07/02/2024 20:43

    Mos u merzit Safet Gjici se pas 5 vitesh ke te drejte te konkurosh per kryetar bashkie ne Kukes dhe fiton prape.

    Përgjigju
  • xXx: 07/02/2024 19:30

    Gici ordiner 24 karatsh...S'eshte as i pari e as i fundit neper zyrat e shtetit...

    Përgjigju
  • Gjelimajellehut: 07/02/2024 19:28

    Vetem pergjegjesi morale, tipik injorant qe mendon se esht zgjedh me perdhos zyren e shtetit. Ne baze te motos kam ble votat dhe me postin qe e kam blere bej qa Te me teket

    Përgjigju
    • Emigranti: 07/02/2024 20:22

      Injorant tipik je ti. Perdhosja e zyres eshte pergjegjsi morale qe te shkarkon nga detyra por jo burg. Do jet i vetmi ne bote qe denohet me burg pse beri seks ne zyre.

  • Or tej: 07/02/2024 17:54

    Shpaten perpjete or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…