Është një nga këngëtaret e reja më të talentuara, e krahas suksesit në trevat shqiptare, ka patur sukses edhe në tregun botëror. Një nga personat e parë që e ka shtyrë drejt muzikës Kanitën, është mësuesja e saj e klasës së parë. E ftuar në “Rreze Dielli” Kanita tregon se ka qenë pikërisht mësuesja ajo që vuri re talentin e saj në muzikë. Ajo thotë se mësuesja vazhdimisht tregonte rreth talentit të saj, madje i thoshte edhe prindërve për talentin e Kanitës.
Në një videomesazh surprizë të përgatitur për Kanitën, mësuesja e saj e klasës së parë shprehet se ka besim të plotë, që ish nxënësja e saj do jetë shumë shpejt në top-listat botërore.