TIRANE- Tomi Misha, 33-vjeçari që u keqtrajtua nga dy efektivë policie në sy të zv/drejtorit të policisë së Korçës Arben Hyseni, është transportuar në mesnatë nga ambientet e policisë në spital, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Sipas familjarëve të tij ai është keqtrajtuar gjatë momentit të ndalimit dhe më pas rrahur barbarisht nga efektivët e policisë në ambjentet e policisë së Korçës.
Prindërit e Tomi Mishës, kanë deklaruar djali i tyre është rrahur në dhomat e shoqërimit, dhe më pas nga frakturat e marra, është transportuar në mesnatë drejt spitalit, për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetësore. Ata kanë shtuar se policët e kanë dhunuar djalin e tyre vetëm sepse gërvishti makinën e zv/drejtorit të policisë Arben Hyseni. Më tej, prindërit deklarojnë se nuk kanë arritur të takojnë të birin, ndërkohë që mjekët i kanë pohuar se ka hematoma në trup dhe se nevojitet që 33-vjeçari të kryejë një rrezonancë, analizë kjo që sipas tyre bëhet në godinë tjetër.
Akuza nis hetimet
Prokuroria e Korrçës ka urdhëruar nisjen menjëherë të hetimeve ku shfaqeshin dy policë që keqtrajtonin në sy të zv/drejtorit të policisë së Korçës, një qytetar. Dhuna është ushtruar në rrugë dhe se ka qënë e vazhdueshme. Pamjet filmike kanë shërbyer që prokuroria e Korçës të rregjistrojë procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” ndaj zv/drejtorit Arben Hyseni dhe dy efktivave të tjerë Robert Memelli dhe një polic tjetër. Aktualisht ndaj tyre është marrë masa e pezullimit nga detyra nga drejtori i policisë së Korçës Edmond Trakaj, ndërkohë që nuk dihet nëse prokuroria do kërkojë ose jo masë sigurimi në gjykatën e Korçës.
I gërvishti makinën
Në videon e xhiruar nga qytetarët, e gjatë 2 minuta e 17 sekonda dhe të siguruar nga televizioni “A1 Report”, shihet se gjithçka nis pas një aksidenti të ndodhur në qendër të qytetit të Korçës, ku një i ri ka goditur lehtë nga mbrapa automjetin e zëvendësdrejtorit të policisë së Korçës Hyseni. Menjëherë pas kësaj, Hyseni ka telefonuar forcat e policisë për të raportuar aksidentin. Uniformat blu vijnë vetëm pak sekonda më vonë, ndërsa menjëherë i sulen të riut.
Edhe pse në video nuk dëgjohet se çfarë ka biseduar i riu me uniformat blu, shihet qartë acarimi i toneve mes tyre, deri sa saktësisht në minutën 1:55 të videos shihen efektivët e policisë teksa qëllojnë dhe dhunojnë të riun. Edhe pse Hyseni është i pranishëm në automjet, ai nuk ka lëvizur për të ndaluar dhunimin ndaj të riut duke qëndruar qetësisht në mjetin e tij. Dhunimi i të riut është i vazhdueshëm nga të dy efektivët, ndërsa as ndërhyrja e qytetarëve aty pranë nuk ka larguar dot atë nga dhuna. Menjëherë pas publikimit të kësaj video,kanë nisur hetimet ndërsa është marrë edhe vendimi i pezullimit përkohësisht të 2 efektivëve të policisë ku njëri prej tyre është Robert Memelli, dhe zëvendësdrejtorit Hyseni, të paktën deri në përfundimin e hetimeve.
Didi mbledh shefat e komisariateve “Mos bëni para publikut të fortin’
“Puna juaj nuk matet me shifra por me shërbim ndaj qytetarit”
Ngjarjet e fundit kriminale në vend si dhe dy incidentet ku janë përfshirë efektivët e policisë duke dhunuar qytetarët kanë detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi të mbledhë drejtuesit e komisariateve. Takimi me shefat e komisariateve është bërë në ambjentet e Policisë së Shtetit, nga ku Didi i ka pohuar që të mos sillen si gangësterë dhe të fortë me qytetarët. Pas përfundimit të mbledhjes me krerët e komisariateve, Didi në një prononcim për media ka thënë se fokusi i takimit ishte pas ngjarjeve të ditëve të fundit të punonjësve të policisë së qarkullimit.
Sipas tij këto nuk janë ngjarje të vetme, por mund të ketë edhe të tjera. Ngjarje të tilla tha Didi nuk tregojnë punën e madhe që po bëhet në polici por e minojnë atë. “U kërkova shefave të mos e masin punën me shifra e statistika por me shërbimin që u japin qytetarëve,”- tha ai. Përsa i përket ngjarjeve të tritolit Didi është shprehur se po bëhen hetime intensive nga të cilat deri më tani kanë dalë disa rezultate dhe pritet që të dalin edhe rezultate të reja.
Ndërkohë drejtori i Policisë së Korçës Edmond Tarkaj dy ditë më parë bëri të ditur vendimin e marrë nga ai për dhunimin e një qytetari nga policia. Tarkaj u shpreh se ngjarje të tilla janë të pahijshme ndërsa menjëherë ai ka marrë masat ndaj efektivëve të përfshirë në këtë ngjarje. Sipas tij debate ka nsiur pas përplasjes së dy mjeteve, teksa e përfshirë në këtë aksident ishte edhe makina e zëvendësdrejtorit Hyseni.“Ajo që ka ndodhur në mes të qytetit të Korçës nga ana ime është bërë pezullimi i punonjësve të policisë që kanë marrë pjesë. Ndërkohë edhe zëvendësdrejtori është i pezulluar nga detyra përkohësisht deri sa të bëhen hetimet nga ana e SHKB”- ka deklaruar gjatë një prononcimi në “A1Report” Edmond Tarkaj.
Polici Memelli: I riu më ka rrahur gjatë shoqërimit
Gati 24 orë pas publikimit të video-skandalit ku dy efektivë policie keqtrajtonin një të ri, njëri nga efektivët dhunues, Robert Memelli,i ka paraqitur mediave një fotografi ku shfaqet me hematoma dhe gërvishtje në fytyrë. Sipas tij, këto hematoma në fytyrë dhe në kokë janë bërë nga dhuna që i riu Tomi Misha, ka ushtruar ndaj tij, teksa ai e ka shoqërua në ambjentet e policisë së bashku me kolegun e tij. Për pasojë edhe polici Robert Memelli k paraqitur denoncim në policinë e Korçës.
Ndërkohë që sipas fmalijarëve e gjithë ngjarja është e stisur qëllimisht nga policia dhe Memelli me qëllim për ti shpëtuarpërgjegjësisë penale. Familjarët shprehen se djali i tyre nuk ka ushtruar asnjë formë dhune jo vetëm në rrugë por as në ambjentet e komisariatit, ku ishte i rrethuar me efektivë të policisë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com