Dy biznesmenë në qytetin e Beratit kanë rënë pre e hajdutëve. Sipas burimeve vjedhjet janë bërë gjatë javës së fundit gjatë orëve të natës.

Sipas burimeve për Report Tv, persona të maskuar kanë hyrë në kompaninë "Veza e Mëngjesit", në pronësi të Leonard Fanit dhe në kasafortë kanë marrë 10 milionë lekë. 

Ndërkohë vjedhja tjetër është kryer në banesën  e Lumnir Osoja, pronarit të kompanisë "Center Albania". Edhe këtu hajdutët kanë vjedhur në kasafortë 10 milionë lekë.

Pretendimi vjedhjes së 20 milionë lekëve është bërë nga biznesmenët në kallëzimin e tyre në polici.

Të njëjtat burime konfirmojnë se janë sekuestruar kamerat e sigurisë por nuk është identifikuar ende asnjë prej autorëve të këtyre vjedhjeve.