ITALI - Policia e Vareses në Itali ka arrestuar dy shqiptarë të cilët ishin të specializuar në vjedhjen e apartamenteve. Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, por vetëm mosha, njëri 39 dhe tjetri 31 vjeç, kryenin vjedhje në zonën e Lombardisë dhe Piemontes.

Policia italiane bën të ditur se dy shqiptarët kanë kryer të paktën 30 vjedhje në apartamente, vila dhe biznese. Shqiptarët kryenin vjedhje me qëllimin që të ndërtonin biznes dhe Shqipëri, ata ishin në negociata për blerjen e një ferme dhe deri tani kishin blerë 100 lopë.

Njësia investigative e policisë ka studiuar lëvizjet e shqiptarëve dhe hetimi mori një zhvillim të shpejtë pasi shqiptarët vodhën një fabrikë. Fabrika i përkiste një ish-drejtuesi vendor i cili menjëherë pas vjedhjes mori fotot e fiksuara nga kamerat e sigurisë së hajdutëve dhe i shpërndau në gjithë qytetin.

Redaksia Online
(Gre.M/ak/Shqiptarja.com)