Vidhnin kasaforta, si vepronte grupi, takimet dy e nga dy

Vidhnin kasaforta, si vepronte grupi, takimet dy e nga dy

Grupi i hajdutëve

Prokurorisë së Tiranës i është dashur gati një vit hetime për të rënë në gjurmët e autorëve të grupit që kryente grabitjen e kasafortave të bizneseve. Të pestë anëtarët tashmë të arrestuar por edhe persona të tjerë të paidentifikuar vepronin shumë të kamofluar, dhe për çudi asnjëherë nuk janë takuar të pestë, çka ka sjellë vështirësi për ti zbuluar. Anëtarët e grupit hetimor kishin vetëm fotografitë e disa prej tyre, fotografi që kishin dalë nga pamjet filmike të disa bizneseve ku ata kishin grabitur, por sërisht hetuesit nuk ishin në gjëndje të mësonin emrat e tyre.

Një burim pranë prokurorisë së Tiranës i tha “Shqiptarja.com” se në gjurmët e grupit kanë rënë vetëm pas një informacioni të mbërritur nga policia, e cila kishte gjetur disa prova indirekte që krijonin dyshime për njërin nga personat. Ky person është mbajtur në vëzhgim nga policia, e cila ka mësuar se me cilin qëndronte dhe ku dilnin.

Ishin shumë të organizuar. Të gjithë këta persona asnjëherë nuk janë takuar të pestë bashkë, por takimet kryheshin vetëm nga dy e nga dy persona. Asnjëherë nuk mblidheshin dhe të qëndronin së bashku. Kjo tregon se ata ishin shumë të kujdesshëm dhe të organizuar”-tha një burim pranë prokurorisë së Tiranës. Sipas këtij të fundit, grupi ka kryer më shumë se 11 grabitje të kasafortave, ndërkohë që është e paqartë sasia e parave që ata kanë grabitur në këto kasaforta.

Dy drejtuesit e grupit kriminal

Elton Lika dhe Saimir Kuçi, të arrestuar nga prokuroria e Tiranës mesnatën e të djelës, konsiderohen si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës. Lika dhe Kuçi kanë qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash, të cilët do të arrestoheshin me 13 dhjetor të 2009 për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvënie. Elton Lika i njohur edhe me emrin “Fajton” është një nga autorët e supervjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, të cilit i morën në banesë kasafortën me 340.000 Є, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë. Dy  drejtuesit e grupit Elton Lika dhe Saimir Kuçi qëndronin më të tërhequr, por në fakt ata ishin ideatorët e çdo plani për të grabitur biznese si supermarkete, shoqëri imobilare dhe zyra të shoqërive të ndërtimit. Një burim pranë prokurorisë i tha shqiptarja.com se: ”…ishin vërtetë problematikë dhe të rrezikshëm. Madje dhe kur kemi ndërhyrë, për ti arrestuar, njëri nga autorët ka bërë rrezistencë me armë…”. Në fakt mes sendeve të sekuestruara nga policia dhe prokuroria e Tiranës, janë dhe dy armë zjari pistoletë.

Pranga ish policit sapo doli nga burgu

Veç Likës dhe Kuçit në prangat e policisë kanë rënë dhe shtetasit Valmend Pelivani, 27 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, dhe personat që njihet se ka pasur konflikt me Emiljano Shullazin. Mes të arrestuarve është dhe Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Engrid Hënaj, 31 vjeç i cili ka qënë pjesë e forcave të Policisë, ku bënte pjesë tek skuadra “Shqiponja”. Ish efektivi i “Shqiponjave” Engrid Hënaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 7 muaj burg, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Ai ka komunikuar gjatë gjithë kohës me Elton Lika allias Fatjon Lilaj, shtetasin e shpallur në kërkim, për grabitje.Por pas shlyerjes së dënimit Hënaj, kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga qelia, kur sërisht kolegët e tij kanë mbëritur ditën e djelë në banesë, duke e prangosur si pjesë e një grupi që kishte kryer 11 grabitje në disa qytete të vendit.

Grupi i hajdutëve

Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë

Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë

Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje

Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje

Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BAFTJARI: 20/06/2018 08:42

    NA MBYTEN DHJARET E KOOPERATIVAVE TE BASHKUARA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat