GPS i makinës zbuloi bandën e 11 grabitësve, armiq të Shullazit/ VIDEO+Detajet

Zbulohen detaje të reja nga banda e grabitësve, të njohur si kundërshtar të Emiliano Shullazit. GPS i makinës dhe përgjimet telefonike zbuluan bandën, mbi të cilën rëndojnë akuzat për grabitjen e 11 kasafortave në më pak se 1 vit. Dalin pamjet e një prej grabitjeve, të ndhodhura në muajin shkurt në Tiranë.

Përgjimet telefonikë dhe GPS i montuar në një prej makinave që lëvizte grupi i katër skifterave të arrestuar një ditë më parë ka ndihmuar prokurorinë dhe policinë të zbulojë të ashtëquajturit “hijet e natës’’.

Prej dy muaj Saimir Kuçi 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë. Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë. Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje. Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje dhe ish polici Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje janë mbajtur nën përgjim e vëzhgim.

Të strukturuar me detyra konkrete në grup nga piketuesit e subjketeve që do grabisnin tek identifikimi i pronarit, lëvizjeve të stafit e deri tek orari ku do ndërhyjej ky grup ishte treguar i kujdesshëm në cdo lëvizje.

Ata shmangin daljet në publik në zonat ku do grabisnin dhe monitoronin në distancën objektet dhe herë pas herë përdornin dhe dylbi bëjnë me dije burime nga grupi hetimorë për Report Tv. Ata u arrestuan një ditë më parë në Bathore ndërsa mësohet se kanë kundërshtuar operacionin e policisë duke përdorur dhe armë.

Ndaj tyre rëndon akuza për 11 grabitje ndërsa po hetohet për të zbardhur përfshirjen e tyre dhe në një sërë ngjarjesh të tilla të mbetura pa autor. Janë këto pamjet e grabitjes së një prej subjekteve supermarket në kryeqytet ku katër të arrestuarit marrin kasafortën duke e shtyre dhe e nxjerrin në rrugë për ta vendosur në mjetin me të cilin lëviznin.

Hetuesit dyshojnë se ky grup kriminal i prangosur nën operacionin Forca e Ligjit koduar “skifterët” është përgjegjës për më shumë se 50 grabitje në disa qytete të vendit. Nesër pritet që të arrestuarit të dalin para gjykatës penale aty ku prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg. Këta shtetas kanë qenë edhe më parë të dënuar po për vjedhje e pasi kanë lënë qelitë e burgut i janë rikthyer aktiviteti kriminal. Mes tyre është edhe ish efektivi i shqiponjave Engrid Hënaj i sapoliruar nga burgu për dekosnpirim operacionesh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gesti: 19/06/2018 17:44

    Po ku dolen armiq tshullazit kto pemthymat mer amon. O gazetare mos boni hipoteza koti gja me shit lajmin.

    Përgjigju
  • Saikeq qorri: 19/06/2018 17:31

    Miq apo armiq te shullazit.ndajeni mendjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu