Një resort në zonën e Saukut u procedua penalisht pas denoncimit nga OSHEE për ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Burimet zyrtare thanë se denoncimi u bë në vazhdim të kontrolleve për subjektet që abuzojnë me energjinë elektrike.

Resorti Tarracat në zonën e Saukut, sipas OSHE u konstatua se kishte kryer “ndërhyrje në matës”. Menjëherë grupi i kontrollit kërkoi praninë e oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, ku është mbajtur edhe procesverbali përkatës.

OSSH bëri të ditur se ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.