Pas situatës së vështirë të zjarreve në Athinë që nga 11 gushti raportohet se zjarret në disa prej zonave janë vendosur nën kontroll.
Ditën e sotme Gjatë një takimi me Mbrojtjen Civile kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se do të fillojnë ndihmat e para për të gjithë qytetarët dhe bizneset e prekura, ndërsa qeveria miratoi vendimin për dhënien e ndihmës me vlerë prej 4.7 milionë euro për restuarimin e zonës.
Që prej 11 gushtit dy rajone pranë Athinës, konkretisht Varnava dhe Megara kanë qenë në luftë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë një grua humbi jetën në periferi të Athinës, pasi u bllokua në punishten ku punonte nga flakët. Trupi i saj u gjet në tualet ndërsa po tentonte t’i shpëtonte flakëve.
Ajo që zjarret kanë lënë pas është dramatike, në Pentelis, në Dionisos, Halandri, Vrilissia si dhe në Maratonë. Mijëra banorë u evakuuan ndërsa përllogariten rreth 100 mijë hektarë të kthyera në hi. Të paktën 65 persona janë shtruar në spital për shkak të asfiksimit nga tymi.
Autoritetet greke janë në alarm të kuq për të tjera zjarre në më shumë se gjysmën e vendit të paktën deri të enjten pasi temperaturat parashikohen të arrijnë mbi 40 gradë. Kryeministri Mistotakis pas mbledhjes së jashtëzakonshme u shpreh se situata bëhet çdo vit e më e vështirë për tu përballuar.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.5%
-
E Komitetit Olimpik
12.2%
-
E qeverisë
4.3%
Vota total: 9006
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izolohen pas dy ditësh flakët në Parkun Kombëtar të Tomorit! Në Bulqizë zjarri rrezikoi një banesë
13 Gusht, 07:53
-
Greqia në luftë me flakët! Atika prej tre ditësh nën makthin e zjarrit! Shënohet viktima e parë
13 Gusht, 07:25
-
Lushnjë/ Zjarri përfshin masivin pyjor të Lekajt, digjen 5 ha me shkurre dhe pisha! Zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore
12 Gusht, 21:52
-
‘Luftën’ me flakët s’e ndalin milionat që shpenzohen çdo vit nga Bashkitë e Emergjencat për t’u mbrojtur! 15 mln € në dispozicion vetëm për pushtetin vendor
12 Gusht, 20:52
-
Zjarret në vend/ Situatë problematike në Finiq dhe në Delvinë, evakuohen 2 familje! Vëngu në terren: Prioritet jetët e njerëzve
12 Gusht, 20:29
-
Zjarr në Parkun e Tomorit, situata kritike! Ndërpritet operacioni për shuarjen e flakëve, fillon nesër! Digjet zona ku bëhet pelegrinazhi
12 Gusht, 14:57
-
Lushnjë/ Nusja hakmerret pas sherrit në familje, i shkrumbon kasollen vjehrrit!
12 Gusht, 13:04
-
Athina përjeton ‘ferr’, flakët djegin banesa e biznese, mijëra të evakuuar! Betejë e vështirë për shuarjen e zjarrit, pritet ndihmë nga Italia e Franca
12 Gusht, 10:29
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon apartamentin, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike. I moshuari u ndje keq kur pa shtëpinë në flakë, përfundon në spital
12 Gusht, 09:58
-
Digjet prej 6 ditësh Mali i Thatë, bie intensiteti i flakëve! 70 forca po punojnë për shuarjen e zjarrit
12 Gusht, 08:56
-
VIDEO/ Gjirokastër, merr flakë një automjet në tunelin e Skërficës, digjet plotësisht
11 Gusht, 22:04
-
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan
11 Gusht, 19:16