Emërimi i drejtorit të ri në krye të Policisë së Lezhës, ndryshojnë strukturat drejtuese të bluve

Emërimi i drejtorit të ri në krye të Policisë së Lezhës, ndryshojnë strukturat drejtuese të bluve

Policia e Lezhës

Emërimi i Vehbi Bushatit në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë është shoqëruar me ndryshime edhe të strukturës drejtuese të bluve. Pak javë pas marrjes së detyrës nga Bushati, janë lëvizur edhe zëvendës drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike Sadri Ramçaj, shefi i Komisariatit të Lezhës Ermal Ajdini, Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë si dhe Shefi i Stacionit Policor të Shëngjinit. Sipas burimeve, zëvendës drejtor për Rendin e Sigurinë Publike i policisë vendore  është emeruar Alfred Elezi, Shef Komisariati në Lezhë Artur Hebaj si dhe Shef i Stacionit Policor të Shëngjinit është emeruar Ardit Çela. Ky i fundit më parë ka mbajtur detyrën e shefit të seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, ndërsa të tjerët janë prurje të reja.

 Me këto ndryshime synohet ti jepen impulse të reja punës së policisë në Qarkun e Lezhës, i cili vijon të jetë jo pak problematik përsa përket ngjarjeve kriminale, por edhe veprave të tjera penale të cilat përgjatë vitit 2021 kanë njohur rritje.

Gjithashtu sipas burimeve që në javët e para të punës së tij në Lezhë, drejtori Vejbi Bushati ka mbledhur të gjithë efektivët e policisë që nga shefat deri tek policët e thjeshte, duke analizuar punën e secilit Komisariat si dhe u ka dhënë porosi, detyra e urdhra të prerë në luftën pa kompromis në luftën ndaj kultivimit të kanabisit si dhe të trafikut apo shitjes tij, pa asnjë tolerim apo përfshirje të policisë në këtë drejtim. Gjithashtu, objekt i porosive të tij kanë qenë edhe lufta ndaj krimit të organizuar, zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe goditja e armëmbajtjes pa leje.

Nga momenti i ardhjes së Vehbi Bushatit në krye të policisë së Lezhës e deri më sot janë zhvilluar disa operacione ku është goditur një tentativë për shtëpi barit në Kurbin, 2 raste shitje droge, 1 rast i armëmbajtjes pa leje dhe janë prangosur disa persona në kërkim.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrane: 21/04/2022 10:56

    Kujdes kanabisin aty! Hahah! Vazhdon policia e shtetit me ba emrime sipas katundit ku ka lind drejtori...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protestat te bashkia, sulmet e Metës dhe 'lëvizja' e papritur ndaj SPAK, Erion Veliaj sonte në 19.00 në Report Tv

Protestat te bashkia, sulmet e Metës dhe 'lëvizja' e papritur ndaj SPAK, Erion Veliaj sonte në 19.00 në Report Tv