/ATSH / - Zakonisht mbas festave, kur konsumi ushqimor është më i lartë se zakonisht edhe mbetjet janë më të mëdha. Problemi nuk është ky, por mënyra se si ato grumbullohen dhe vendet ku hidhen. Pasqyra më e vërtetë  dhe ideale e administrimit të tyre është vija bregdetare ku rrjedhat e lumenjve i depozitojnë në det dhe dallgët i hedhin në breg.

Populli thote: "Atë që hedh në det, ai ta kthen në kripë".  Këtë e ka konstatuar edhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit, qe ka ngritur zërin për kujdesin e grumbullimit të mbeturinave dhe hedhjen e tyre në vendet e caktuara. Kjo Agjenci po përgatitet të organizoje dhe të marre masa për pastrimin e vijës bregdetare për sezonin e ardhshëm turistik veror.

"Mbajtja pastër e vijës bregdetare është një arsye më shumë për të ndryshuar administrimin e këtij aseti kombëtar", shprehet Auron Tare, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.