Ndërsa aktorët politikë janë të fokusuar te numërimi i votave duke bërë herë reagime entuziaste e herë akuza, kryeministri Edi Rama ka poreferuar të qëndrojë në heshtje në orët e fundit sa i përket procesit.

Por përmës një postimi në rrjete sociale Rama ka dhënë një lajm të mirë lidhur me vaksinat duke e zhvendosur vëmendjen nga procesi i numërimit. Ai ka bërë me dije se  8190 vaksina të tjera anti COVID të Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Këtu ka shtuar duke thënë se procesi i vaksinimit vijon me ritëm të lartë në vend.

“8190 vaksina të tjera Pfizer mbrritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë”, shkruan Rama.

Ditën e sotme në të gjithë vendin janë kryer 7367 vaksinime ka bërë të ditur ministrja Ogerta Manastirliu. Ndërkohë që nga fillimi i procesit të vaksinimi në të gjithë vendin janë kryer 408.619 vaksinime Anti- COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
Sot, 7367 vaksinime anti-COVID në të gjithë vendin, deri tani mbi 408.619 vaksinime

Ditën e sotme janë kryer 7367 vaksinime. Kështu ka bërë të ditur ministrja Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë që nga fillimi i procesit të vaksinimi në të gjithë vendin janë kryer 408.619 vaksinime Anti- COVID.

Foto e publikuar nga ministrja Manastirliu në rrjetet sociale