Kryeministri Edi Rama ka trajtuar në takimin e zhvilluar këtë të premte në qytetin e Sarandës, çështjen e agroturizmit e atë pronësisë. Rama e trajtoi agroturizmin si një pikë shumë të rëndësishme të zhvillimit të Sarandës, duke thënë se emigrantët e vendit duhet të nxiten gjithnjë e më shumë që të kontribojnë në zhvillimin e tij. Ndërsa sa i takon çështjes së pronësisë, ai ritha për banorët sarandiotë se brenda pak ditësh do të bashkohet ALUIZNI dhe Hipoteka, masë e ndërmarrë kjo e cila sipas tij do t’i lehtësojë qytetarët e vendit nga problemet që kanë hasur deri më tani.
Është shumë e rëndësishme, që paralelisht me gjërat e reja që bëhen, t’u jepet zgjidhje edhe disa çështjeve që janë të bartura, ndër të cilat çështja e trojeve. Jemi shumë pranë zgjidhjes, besoj. Në një kohë të shkurtër, në javët e ardhshme, qeveria do të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.
Edi Rama, Kryeministër
Rama foli edhe për titujt e falsifikuar të pronësisë, duke thënë se qeveria po përpiqet që të bëjë një proces të pastrimit të tyre. "Kemi bërë një ngrirje në të gjithë zonën e bregdetit për të shpëtuar faktikisht pronarët e ligjshëm nga grabitqarët e pronave”, u shpreh kryeministri.
Edhe në këtë takim, Rama nuk i la mënjanë batutat e tij. Teksa një 63-vjeçare e informoi atë për problemin që ka hasur me njohjen e pronësisë së shtëpive të saj, Rama u shpreh: Po të lindësh socialiste nuk ka gjë që nuk di, po të lindësh demokrate këtu ndryshon puna. Për zgjidhjen e problemeve të këtij lloji, Edi Rama e rivendosi sërish theksin tek platforma e bashkëqeverisjes (Shqipëriaqëdua.al).
Gjatë qëndrimit në Sarandë, Rama inspektoi dhe punimet në disa akse rrugorë, ndërsa të shtunën turi i inspektimeve dhe anëtarësimeve në parti do të ndalet në Vlorë.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.8%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3856
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor, 10:04
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor, 15:10
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29
-
Infrastrukturë, kujdes ndaj pacientëve dhe teknologji e avancuar, pamjet nga shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme te Spitali i Traumës (VIDEO)
17 Dhjetor, 08:15
Ku Po të jetë burrë duhet të gjithë Sarandën ta hedhi përtokë. Është bërë krim mjedisor i paparë ndonjeherë. Akoma dhe pallate mbi trotuarë janë bërë..ptu farë e keqe!
Përgjigju