Pamjet me dron të xhiruara të dielën zbuluan shkallën e shkatërrimit në La Guaira të Venezuelës, duke treguar dhjetëra ndërtesa të shembura në grumbuj rëre dhe rrënojash në vendin rreth 40 km në veri të Karakasit.
Numri i viktimave nga dy tërmetet e së mërkurës së kaluar është afruar në 1.500 persona, ndërsa ekipe shpëtimi nga jashtë kanë mbërritur me shpejtësi në La Guaira, rajoni më i goditur i Venezuelës që prej kohësh ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike.
Dhjetëra ndërtesa janë shembur në grumbuj rëre dhe rrënojash në këtë shtet bregdetar, rreth 40 km (25 milje) në veri të Karakasit.
Dy meshkuj babë e bir u nxorën gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, katër ditë pas tërmeteve vdekjeprurës.
Sipas presidentes së përkohshme të Venezuelës, këtë fundjavë janë shpëtuar 33 persona, përfshirë disa fëmijë, ndërsa dhjetëra mijëra persona ende figurojnë të zhdukur dhe koha për të gjetur të mbijetuar po mbaron.
Numri i viktimave nga tërmetet e dyfishta të së mërkurës rezulton në 1450 deri të shtunën, ndërsa ekipe shpëtimi nga jashtë kanë mbërritur në La Guaira, shteti bregdetar më i goditur.
Familje dhe vullnetarë kanë kaluar ditë të tëra duke nxjerrë të mbijetuar dhe trupa nga rrënojat, para mbërritjes së më shumë se 1.600 punonjësve të huaj të shpëtimit.
Familjet e viktimave të tërmetit në La Guaira u kanë bërë thirrje autoriteteve për makineri të rënda të dielën, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe banorët vazhdojnë të pastrojnë rrënojat në ndërtesat e shembura, disa ditë pas dy tërmeteve shkatërruese.
Një burrë i paidentifikuar që po kërkonte të afërmit e tij të zhdukur kërkoi ndihmë nga autoritetet:
“Duam mbështetje; duam makineri të rënda. Nuk kemi zgjedhje nuk kemi ndihmë”, tha ai për Reuters. Në pamje, banorë të shumtë janë parë teksa largonin mbeturinat, ndërsa familje të tjera prisnin pranë për lajme.
Numri i viktimave është afruar në 1.500 persona, ndërsa ekipe ndërkombëtare shpëtimi vazhdojnë të mbërrijnë në La Guaira. 189 ndërtesa janë shembur ndërsa mbi 770 të tjera janë dëmtuar. Në vend rezultojnë rreth 50 mijë të zhdukur ndërsa parashikimet janë pesimiste sa i takon bilancit.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerësoi se mund të ketë më shumë se 10.000 viktima nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5, çka do t’i vendoste ato ndër më vdekjeprurëset në Amerikën Latine gjatë shekullit të fundit.
Quhet Tsunami dhe është kthyer në simbol të shpresës pas tërmetit që goditi Venezuelën më 24 qershor. Ky qen 9-vjeçar i rracës Border collie ndihmoi ekipet e shpëtimit të gjenin më shumë se 40 persona të mbijetuar, të bllokuar nën rrënoja, gjatë gjashtë ditëve të kërkimeve.
Trajneri i saj, Jorge Beens, e cilësoi qenin "mishërim të qëndresës", ndërsa tregoi se vetëm gjatë një dite Tsunami kontribuoi në shpëtimin e 13 personave. Një ditë më herët kishte ndihmuar në gjetjen e të paktën 30 të tjerëve.
Historia e Tsunamit është po aq e veçantë sa edhe puna e saj. Nëntë vite më parë qenushi ishte endacak dhe i keqtrajtuar. Qenushi u shpëtua nga shoqata Aproa, pasi jetonte në kushte të vështira dhe ishte keqtrajtuar. Më pas iu besua Jorge Beens, themelues i Qendrës së Trajnimit të Ekipeve Kinologjike për Ndërhyrje në Fatkeqësi (K-Sar Ecid), ku u stërvit për kërkim-shpëtim.
Që prej asaj kohe, Tsunami ka marrë pjesë në disa misione ndërkombëtare, mes tyre edhe pas tërmetit në Turqi në vitin 2023.
Edhe në Venezuelë ajo punoi pa u ndalur mes rrënojave, por përpjekja pati koston e saj. Pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit, qeni u dërgua te veterineri për të marrë trajtim për dehidrim dhe plagët që kishte pësuar në putra gjatë kërkimeve.

Deri më tani, nga lëkundjet e tërmetit në Venezuelë, raportohet se 46,576 persona janë ende të zhdukur.
Mediat e huaja shifra e të zhdukurve është përmirësuar në orët e fundit, ku numri i atyre që janë gjetur gjithashtu është rritur nga 15,097 në 15,276.
Një faqe në rrjetet sociale u lejon njerëzve të ndajnë detajet dhe vendndodhjen e fundit të të dashurve të tyre, me shpresën për të ndihmuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit në të gjithë vendin.
Deri më tanim, janë konfirmuar 1,450 të vdekur nga lëkundjet e tërmeteve, por numri i viktimave pritet të rritet.
Presidentja në detyrë Delcy Rodriguez tha mbrëmë (me kohën e Mbretërisë së Bashkuar) se 1,450 persona humbën jetën si pasojë e tërmeteve të dyfishta që goditën vendin.
Ajo tha në një raport në televizionin shtetëror se 3,150 persona u plagosën dhe 12,721 familje ishin prekur nga katastrofa.
Jorge Rodriguez, presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, ka thënë se numri është afër 1,500.
Një nënë e cila u nxor nga rrënojat e shtëpisë së saj të rrënuar në Venezuelë me foshnjën e saj 18-ditëshe, i ka treguar BBC-së se si djali i saj e ndihmoi ta mbante gjallë.
Dayana Patino tha se djali i saj, Juan David, i dha "motivimin për të qenë zgjuar dhe vigjilente".
"Për sa kohë që ai ishte gjallë, edhe unë do të isha gjallë. Herë pas here ia prekja hundën për të parë nëse ai ende merrte frymë", tha ajo.
Ajo kishte qenë duke larë enët në apartamentin e saj në katin e tetë në rajonin bregdetar verior të La Guaira kur goditën tërmetet. Menjëherë nxitoi të përkëdhelte djalin e saj, duke menduar se do të ishte "vetëm një dridhje e lehtë".
"Ndjeva sikur po fluturoja. Pas kësaj, ndjeva sikur po fundosesha në ujë dhe në dhe, dhe pastaj rashë në gropë ku mbeta. Nuk e di si nuk e lëshova fëmijën tim nga dora vetëm pse po fluturoja. U shtypa pas mobiljeve", tha ajo.
Menjëherë, ajo tha se filloi të bërtiste, por shpejt e kuptoi se askush nuk mund ta dëgjonte.
"I thashë vetes se nuk do ta humbas energjinë time, do të bërtas kur të jetë e nevojshme, kur të dëgjoj zëra ose hapa afër. Nuk e di si e ruajta qetësinë kaq të madhe, sepse këmba ime e majtë ishte bllokuar nën beton. Nuk mund të lëvizja. Tëmthat më ishin shtypur pas një guri".
Dayana tha se gjeti shpresë kur ndjeu një Bibël poshtë vetes.
"Aty filloi udhëtimi im i mbijetesës," tha ajo.
Dayana pësoi lëndime në të dyja këmbët kur ra tërmeti, ndërsa Juan për fat të mirë pësoi vetëm lëndime të lehta.
Burri i Dayanas, Gersoni, sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën kur ranë tërmetet. Ai arriti të hidhej mbi një gardh për të gjetur një vend të sigurt.
Një 21-vjeçar është shpëtuar nga gërmadhat e shkaktuara nga tërmet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të Shkallës Rihter, që goditën Venezuelën disa ditë më parë.
Sipas mediave të huaja, Presidenti i El Salvadorit ka thënë se kanë qenë ekipet e shpëtimit nga vendi i tij, që kanë shpëtuar 21-vjeçarin, i cili ishte bllokuar nën një ndërtesë.
Fatmirësisht 21-vjeçari Aaron Levi Cantillo Vargas është gjallë dhe po merr kujdes të specializuar mjekësor.
Ekipet nga El Salvadori punuan me ekipet e shpëtimit meksikane dhe venezueliane për të liruar Vargasin, me Nayib Bukele që e quajti operacionin "një mrekulli".
Después de intensas horas de trabajo conjunto, Aaron Levi Cantillo Vargas, de 21 años, ha sido rescatado con vida del edificio OPP 25, en el sector Tanaguarena, parroquia Caraballeda, estado de La Guaira.
— Nayib Bukele (@nayibbukele) June 29, 2026
Este rescate fue posible gracias al esfuerzo coordinado de los equipos de… https://t.co/Q365IECCUV pic.twitter.com/NTeqQWCNKr
Banorët në kryeqytetin e Venezuelës u zgjuan sot nga një lëkundje pasuese tërmeti, mesatarisht e fortë që tronditi shtëpitë e tyre.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti pasues me magnitudë 4.6 të Shkallës Rihter ishte i përqendruar në një thellësi prej 10 km dhe ndodhi në veri të Karakasit.
Ndërkohë pas këtyre lëkundjeve nuk u raportuan dëme. Ekipet e shpëtimit gjithashtu e ndjenë tronditjen, ndërsa vazhduan në ditën e tyre të katërt të punës, 24 orë në ditë, në zonat e prekura nga tërmetet e dyfishta të javës së kaluar.
‘La afër 1,500 njerëz të konfirmuar të vdekur’, tha Jorge Rodriguez, presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës.
Komente








