Në shkollën 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tiranë vijojnë ende punimet për transformimin e saj në një hapësirë moderne e dinjitoze. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, kryeministri Rama bën me dije se ambienti i ri do të mirëpresë rreth 500 fëmijë.

“Mirëmëngjes dhe me shkollën 9-vjeçare ‘Kolë Jakova’ në Tiranë, që po transformohet për t’u kthyer në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërkohë, kujtojmë që në vitin 2023, bashkia rehabilitoi infrastrukturën sportive të kësaj shkolle me rikonstruktimin e fushave të volejbollit, basketbollit dhe riparimit të hapësirës së minifutbollit.