Do të vijojnë edhe këtë të martë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, duke bllokuar një ndër akset kryesore dhe me lëvizjet më të shumta në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se punimet do të nisin në orën 06:00 të mëngjesit në segmentin Ura e Dajlanit-Mbikalimi i Sukthit, në drejtim të Durrës-Tiranë.
Kjo është faza e pestë e punimeve në autostradë, që bëhen në kuadër të riparimit emergjent të shtresase asfaltime.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Si devijohet trafiku:
1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se marte date 26/06/2018.
2. Automjetet qe udhetojne nga Durresi ne drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.
3. Ky devijim do të përfundojë deri ditën e martë datë 26/06/2018 ora 24:00
Plani menaxhimit të trafikut i sipercituar mund të ndryshoj ne varesi te kushteve te motit, ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.
Ju njoftojme se punimet e fazes e IV-ert ne segmentin Ura e Shkozetit - Ura e Dajlanit drejtimi Tirane - Durres kane perfunduar dhe segmenti rrugor eshte i hapur per trafikun perpara afatit te parashikuar.
Punime edhe në Fier-Patos
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se te marte ne oren 08-00 te mengjesit do te filloje faza e pare e ndërhyrjes per rehabilitimin e shtresave asfaltike në unazen lindore e qytetit nga hyrje Fier (rotondo e Sheqit) - rethrrotullimi Patosit në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze te sinjalistikes provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 08:00 te dites se marte date 26/06/2018.
2. Automjetet qe udhetojne ne drejtimin Fier - Vlore/Gjirokaster do te devijohen nepermjet qytetit te Fierit dhe unazes perendimore te tij.
3. Ky devijim do te vazhdoje deri ne nje njoftim te dyte.
Ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.