Vijojnë replikat/ Rama: 100 zogj pulash kundër një luani, po të kullufisin demokratët! Basha: U mërzit doktori që i sulmoj partnerin, dil vetë në fushë o burrë (VIDEO)

Edhe pse u bënë në mesnatë, Lulzim Basha nuk i kishte humbur deklaratat e Ramës, se PD në vitin 2021-shin ka qenë më e forta që ai ka parë. Ndaj në serialin e videove që po i dedikojnë njëri-tjetrit, Basha u ndal pikërisht këtu.

“O Rame, për herë të parë në jetën tënde s’ke gënjy, është e vërtetë. 2021-shi, ishte viti i demokratëve, por jua vodhe ti, prandaj ke dashur Saliun. Se vetëm ai të mban në pushtet. Bone gjithçka që të largohesha unë. Pastaj bone pakt me Saliun, se ti pyll me bufa do Rame, terr për shqiptarët. Por i ke bo llogaritë gabim mo Ram, 7x7 = 313 Rame”, tha Basha.

Edi Rama ju përgjigj në rubrikën e posaçme, që e quan, Zgjimi i Lulit.

"Dëgjo dhe ndërro regjistër se ke fjetur gjatë. Duhet me t’i kujtuar ca gjona. 100 zogj pulash kundër një luani. Ik tani artist dhe mos ma qaj hallin mua se po t’i kullufit demokratët. Jo këtu bën si i fortë dhe andej rri squp. Hajde Lul, ec aty.”, u shpreh Rama teksa në sfond ka edhe këngën e Unikatil”, tha Rama.

Në gjithë këtë shkëmbim energjie që po merr vëmendje të lartë ditën e fundit, nuk mund të rrinte pa hyrë, Sali Berisha.

“Kanë një idil tani me Lulzim Bashën, Zoti ua shtoftë, ai do të ndihmojë Bashën, e ka idil tani. ... Po e përdor, po e keqpërdor sepse i pllakosur nga ato superskandale, tani kujton se si hokatar, jo e ke dëgjuar këngën Uni Katilit, se ke dëgjuar këngën”, vijoi Berisha.

Këtë aleancë mes tij dhe Ramës, Lulzim Basha e refuzoi menjëherë, duke i dedikuar Ramës një tjetër video.

“O Rame, ça frikacaku je mor burr, ke vënë doktorin me m’sulmu mu. A ça je, ça je. U mërzit doktori që i sulmoj partnerin. Po dil vet në fushë mor burr, doktori 81 vjeç. Dil vet në fushë, thuaji doktorit merrem unë me Bashën. Siç jeni marrë përpara të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë mo Rame, po s’ka derman mo Ram, sepse 7x7, 313, mo Rame”, tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
VIDEO/ 'U mërzit doktori që i sulmoj partnerin', Basha nuk i ndahet Ramës: Dil vetë në fushë o burrë, Berisha është 81 vjeç

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur replikës së radhës të Edi Ramës. Basha me ironi thotë se kryeministri frikacak, ka vënë Sali Berishën ta sulmojë, pasi këtë të fundit e ka kap mërzia që i sulmohet partneri. 

Ai më tej ka një thirrje për Ramën që të dalë vet në fushë, pasi doktori është 81 vjeç. “Dil vet në fushë, thuaji doktorit merrem unë me Bashën. Siç jeni marrë përpara të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë mo Rame, po s’ka derman mo Ram, sepse 7x7, 313, mo Reme” – shprehet Basha.

"O Rame, ça frikacaku je mor burr, ke vënë doktorin me m’sulmu mu. A ça je, ça je. U mërzit doktori që i sulmoj partnerin. Po dil vet në fushë mor burr, doktori 81 vjeç. Dil vet në fushë, thuaji doktorit merrem unë me Bashën. Siç jeni marrë përpara të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë mo Rame, po s’ka derman mo Ram, sepse 7x7, 313, mo Rame", tha Basha. 

Ora 14:05
‘Ke fjetur shumë’, Rama i përgjigjet Bashës me vargjet e Unikatil: 100 zogj pulash kundër një luani! Mos ma qaj hallin, po të kullufisin demokratët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj Lulzim Bashës në përgjigje të një videoje që publikoi dje ku shfaqej me Hysen Xhurën, kandidat për deputet në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik në njësinë numër 4 në kryeqytet.

“O Lul shyqyr se e nxorre një se pyet mileti a ke njeri a je veç ti. Hyseni i kam njohur babën, burrë zotni. Ishalla i ka ngjarë të atit. Tjetër ke apo Hysenin laj thaj. Dëgjoje pak e mirë se tani që të ngjalla nuk ta kam nderin të të dëgjoj përditë që i bie fyllit me një vrimë. E dëgjove?”, thotë Rama.

Në përgjigje të komentit se shokët po i dalin nga duart, Rama e ironizon me një pjesë teksti të këngës së një kënge të Unikatil ndërsa shton se ka fjetur shumë dhe duhet me ia kujtuar disa gjëra. Ai i përgjigjet gjithashtu edhe me një pjesë teksti të një kënge të Unikatil ku thuhet ‘100 zogj pulash kundër një luani’.

"Dëgjo dhe ndërro regjistër se ke fjetur gjatë. Duhet me t’i kujtuar ca gjona. 100 zogj pulash kundër një luani. Ik tani artist dhe mos ma qaj hallin mua se po t’i kullufit demokratët. Jo këtu bën si i fortë dhe andej rri squp. Hajde Lul, ec aty.”, u shpreh Rama teksa në sfond ka edhe këngën e Unikatil.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!