Vijojnë situatat e pakëndshme te Lazio! Tifozët kore kundër Acerbi-t, Sarri ndërpret stërvitjen

Vijojnë situatat e pakëndshme te Lazio! Tifozët kore kundër Acerbi-t, Sarri ndërpret stërvitjen

Mbrojtësi Acerbi dhe Maurizio Sarri

Përgatitjet për sezonin e ri te Lazio nuk janë aspak të qeta. Pas kritikave të presidentit Lotito për numrin shumë të ulët të abonimeve, 8500, sot ka patur një incident në vendin ku po kryhen përgatitjet për sezonin e ri.

Tifozët ultras të Lazio-s kanë nisur disa kore kundër mbrojtësit Acerbi, i cili humbi pëlqimin në ndeshjen kundër Milanit në fund të sezonit të kaluar. Mbrojtësi sipas tifozëve nuk bëri maksimumin qëllimisht te goli i Milanit, duke i sjellë humbjen Lazio-s.

Gjithsesi kjo situatë nuk është toleruar gjatë nga trajneri Maurizio Sarri. Ky i fundit ka ndërprerë stërvitjen dhe ka shkuar në vendin ku qëndronin tifozët dhe u ka kërkuar atyre ti ndalin koret kundër. Vetëm më pas stërvitja ka nisur sërish.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet detaji i parë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit

Zbulohet detaji i parë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit