Nga aksioni i INUK ne rrugen e Elbasanit (arkiv)
TIRANË, 8 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtare ka vijuar të enjten punën e saj në Udenisht të Pogradecit, duke shembur me eksploziv një ndërtesë 6-të katëshe.
Godina e cila u shembë me shpërthim të komanduar rreth orës 14:00, ishte paralajmëruar më herët nga ana e INUK, ku gjatë këtyre ditëve ishte punuar për hapjen e gropave dhe vendosjen e sasisë së eksplozivit.
Shëmbja e kësaj godine dhe disa të tjerave në aksin Pogradec-Lin, vjenë në kuadër të planit rehabilitues të kësaj zone.
Prej kohësh INUK kryen aksione në këtë zonë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë shembur të paktën 4 ndërtesa. Lidhur me këtë banesë janë hasur vështirësi me pronarët, të cilë janë shprehur jo të kënaqur me vlerën e shpronësimit.










