Vijon cikli “Klasikët në Opera”
premierë në TKOB

Vijon cikli “Klasikët në Opera”<br />premierë në TKOB
Rradha e premierave të koncertit “Klasikët në Opera” vijojnë rrugëtimin e tyre në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me tre kompozitorë Domenico Cimarosa, Alessandro Rolla dhe Wofgang Amadeus Mozart. Premiera do të vijë nën interpretimin e solistes Abigeila Voshtina (violinë), Orkestrës Simfonike të TKOB-së dhe dirigjimin e Edmond Dokos, ditën e sotme në orën 19.00.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” drejtoresha artistike TKOB Abigiela Voshtina si dhe soliste në violinë në këtë koncert që do të përcjellë emocione të mëdha tek publiku thotë se perlat e muzikës që janë tre autorët klasikë kanë korrur gjithmonë sukses.

“Ngritja e nivelit të kualitetit është motoja e punës së TKOB-së”, u shpreh Voshtina.

tkob

Sezoni artistik i këtij institucioni kulturor u çel me ngjitjen në skenë të një elementi shumë thelbësor të operas që është orkestra dhe për këtë Abigiela thotë se është aksioni i drejtorit të TKOB-së Ilir Kerni.

“Ta hapim sezonin me repertorin e orkestrës dhe me klasikët më të mëdhenj të skenës botërore që publiku të reagojë dhe të kuptojë që në opera ka dhe evenimente të tilla”.

Ajo që e bën edhe më interesante është fakti që publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë kompozime të tilla si Koncerti për violinë dhe orkestër nga Alessandro Rolla, një koncert nga një kompozitor revolucionar, veprat e të cilit edhe pse janë po aq të bukura sa ato të Mozart etj, kanë mbetur për shumë kohë në biblotekat muzikore për shkak të teknikës dhe vështirësisë që ato kanë për tu interpretuar. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Përdorin gra dhe minorenë: Skema si çohen molotovët para bashkisë

Përdorin gra dhe minorenë: Skema si çohen molotovët para bashkisë