Vijon dyndja e shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit, sot në Morinë u futën 20 mijë persona (VIDEO)

Edhe pse sezonit turistik po i vjen fundi, fluksi i shqiptarëve të Kosovës që udhëtojnë drejt  bregdetit  shqiptar vazhdon. Në pikën kufitare në Morinë mëngjesin e së shtunës janë krijuar radhë të gjata për të kaluar  nga Kosova në Shqipëri.

Shifrat flasin për rreth 20 mijë shqiptarë nga Kosova që i janë drejtuar bregdetit shqiptar vetëm në orët e para të mëngjesit. Me sa duket kosovarët po shfrytëzojnë fundjavën e fundit pasi të hënën në Kosovë, nis viti i ri shkollor dhe administrata shtetërore i kthehet punës, duke përmbyllur në të njëjtën kohë edhe sezonin e pushimeve. 

Edhe në  Vërmicë, radhë të gjata ka pasur për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë, pasi kosovarët kanë përfunduar pushimin  javor ose dy javor në bregdetin shqiptar dhe tashmë po kthehen në Kosovë. Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë sezon  është vënë re shtim i qytetarëve të Shqipërisë që lëvizin drejt Kosovës, duke vendosur  thuajse shenjën e barazimit të fluksit në të dy anët e kufirit në hyrje dhe dalje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë