‘Më vunë kryq se s’kemi shtet’/ Grekët vijojnë që të kthejnë shqiptarët në kufi

Greqia sërish u vendos kufirin shqiptarëve të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në hapësirën Shengen. Në 24 orët e fundit, pala greke e Kakavijes, ka kthyer mbrapsht për në territorin shqiptar, 40 shtetas shqiptarë të pajisur me dokumentacion të rregullt dhe me garanci monetare ashtu sikur e përmbajnë rregullat e hyrjes për në shtetet e Shengenit. Vetë personat që e kanë pësuar nga kjo fushatë e re e autoriteteve helene, shprehen për Report TV, se kthimi i tyre ka qenë i detyrueshëm nga policët dhe kontrollorët helene të Kakavijes, në kushtet ku sipas tyre, nuk janë respektuar normat elementare për të hyrë në hapësirën “Shengen”.

Nuk ma dha arsyen, mbrapa tha ai (polici grek), më vun kryq edhe vulë

Qytetari 1

Isha me garanci, më kërkuan lekë, i thashë kam 200 euro, polici më tha duhen 500 dhe më pas më kthyen

Qytetari 2

Polici grek më tha nxirr lekët, nxora lekët, unë kisha 500 euro ai më tha se duhen  të kesh 1 mijë euro. Pastaj më vunë kryq 24 orësh në pasaportë dhe më kthyen

Qytetari 3.

I dhashë pasaportën më kërkoi garancinë i dhashë garancinë, më kërkoi lekët, i tregova 200 euro, jo më tha duhen 500.

Qytetari 4

Ndërkaq Policia Shqiptare Kufitare e Kakavijes, konfirmon se ka pasur një fluks të kthimeve të emigrantëve shqiptarë që nuk janë lejuar nga autoritetet greke, por që nuk ka dhënë numrin e saktë të të kthyerve. Nisur nga kjo gjendje e cila ka ditë që përbën shqetësim për vetë të interesuarit që kërkojnë të shkojnë në Greqi, është ndërmarrë një takim bilataral për të sqaruar situatën dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes.

Letrat i kemi të gjitha në rregull, më kanë vënë një kryq para 4 ditësh, erdha sot, prapë më vunë një kryq tjetër në pasaportë. Shteti i ka fajet, po të ketë shtet nuk na kthejnë mbrapsht.

Qytetari  1

Kam një muaj që vij në Kakavijë nuk më lënë të kaloj vëlla, pa asnjë arsye, kotë. Me garanci, me lekë më të gjitha. vijmë sa vëmë vulat, na ven kryq edhe kthehemi mbrapsht

Qytetari 2

Ndërkaq këtë javë pritet të ketë fluks të ardhurish nga Greqia me rastin e festës së Pashkës Ortodokse. Parashikohet lëvizje e madhe e emigrantëve shqiptarë në të dy anët e kufirit. Por kthimi i tyre drejtë vendeve të punës mund të hasë vështirësi nga pala greke, pasi deri në këto moment ata i kthejnë shqiptarët pa asnjë shkak. Madje ka pasur edhe nga ata qytetar të cilëve i është vënë kryq në pasaportë, qofshin gra apo fëmijë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 04/04/2018 13:23

    Qenit grek vetëm Turku ju vjen hakut grekëve evgjit të evropës . Kta mos të ishte Gjermania do vdisnin për buk këto fundërina të evropës po skan faj kta fajin e ka shteti leshit ton.

    Përgjigju
    • agim: 04/04/2018 14:38

      Vllezer e motra nuk esht ajo qe ne skemi shtet ne kemi shtet shu te fort para di sa dite kryeministri grek erdhi ne tirsn bisedinet me ne nuuk i pelqyen greket duan detin dhe pronsia came mos te njihet nga ata ambasadoria greke i kujtoi shqiptarve ne 91 na hpen dyeret neve dhe shqipria ne 70 i ka mbajtur me buk .

  • Dhimi: 04/04/2018 13:11

    Ajdeni bga Vlora beni gati nga 200 euro dhe ju nisim ne se e kemi mir me shef Gentin dhe Zaimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja