Edhe pse jemi zyrtarisht në muajin shtator, në doganat e Kapshticës dhe në Qafë Thanë vijon të ketë një fluks të rënduar automjetesh që hyjnë edhe dalin nga vendi ynë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 mijë qytetarë që kanë hyrë dhe dalë nga pika doganore e Kapshticës.
Fluksi i lartë i lëvizjeve të udhëtarëve ka bërë që në dogana të punohet me 6 sportele që ka hapur pala shqiptare dhe 3 nga pala greke. Në nivele ë larta mbetet lëvizja ndërkufitare në Qafë Thanë ku gjatë së shtunës kanë hyrë 4279 qytetarë dhe kanë dalë 4788 të huaj e shqiptarë.
Komento