Vijon i lartë numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 704 raste dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Vijon i lartë numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 704 raste dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Vijon i lartë numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar 704 raste pozitive dhe janë raportuar 5 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është ulur, por jo ndjeshëm. Dje janë regjistruar 709 raste të reja dhe humbën jetën 8 persona.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 342 gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 265 raste, Prizren 64 raste, Pejë 44 raste, Mitrovicë 43 raste, Gjilan 37 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Gjakovë 31 raste, Podujevë 25 raste, Obiliq 24 raste, Kamenicë 20 raste, Skenderaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 9 raste, Klinë 8 raste, Istog 7 raste, Rahovec 7 raste, Shtime 7 raste, Drenas 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Graçanicë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Novobërdë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 79.793, ndërsa ai i viktimave është 1.736 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Pavarësisht se ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se vaksinat anti-COVID do të ishin në vend në shkurt, ato ende nuk kanë mbërritur.

Kohët e fundit në Kosovë janë shfaqur edhe variantet e reja të COVID-19 gjë që ka ngritur alarmin në vend.

Megjithëse vaksinat ende nuk kanë mbërritur dhe shifrat e infektimeve dhe viktimave gjithnjë rriten qeveria ende nuk ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës