Në muajin Dhjetor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0.7%, njftoi Instituti i Statistikave. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9%. Krahasuar me muajin Dhjetor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 11.2%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7.1%, grupi “Komunikimi” me 3.9%, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.1%, etj.

Çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 6.9%, pasuar nga nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 3.4%, nëngrupi “peshk” me 2.2%, etj. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 6.4%, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 3.2%, “zarzavate përfshirë patatet” me 2.7%,etj. Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5.6%, pasuar nga grupi “Transporti” me 1,1 %.
Krahasuar me muajin nëntor 2014 çmimi i eurodiezelit u ul me 7.6% dhe çmimi i benzinës u ul me 5.9%, thekson INSTAT.

Inflacini vijon të mbetet nën kuotën minimale të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 përdindësh. Kjo shpreh konsum të kufizuar nga qytetarët dhe bizneset.

PDF - Indeksi i Çmimeve të Konsumit

Redaksia Online
(shqiptarja.com)