Vijon lufta tregtare Kosovë- Shqipëri
stop mishit nga Prishtina
Prodhuesit e mishit në Kosovë nuk po mund të eksportojnë në Shqipëri. "Shqipëria aplikon termometrin dixhital për matjen e temperaturës së mishit gjatë transportit, ndërsa Kosova atë mekanike", shpjegoi kreu i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit në Kosovë, Burim Piraj (në foto).
PRISHTINË -Dogana e Republikës së Shqipërisë ka krijuar një problem të ri për tregtinë e sendeve ushqimore që importohen nga Kosova. Sipas njoftimeve nga media e Prishtinës, institucionet financiare të Shqipërisë kanë filluar sërish bllokadat për prodhimet e caktuara që vijnë nga Kosova. Këtë radhë prodhuesit e mishit në Kosovë po pengohen që të eksportojë prodhimet e tyre në Shqipëri. Shkak për këtë thuhet të jetë mënyra e matjes së temperaturës së mishit gjatë transportit.
Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit të Kosovës, Burim Piraj, ka thënë për gazetën Tribuna në Prishtinë se Shqipëria aplikon termometrin digjital për matjen e temperaturës së mishit gjatë transportimit, ndërsa Kosova dhe disa vende të Evropës atë mekanik.
Ai deklaroi se për shkak të këtij ndryshimi Shqipëria nuk po lejon mishin nga Kosova të futet në vendin e vet, edhe pse mishi i importuar nga Kosova ka marrë çertifikim pozitiv nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) e këtij vendi.
Përtej përbetimeve të qeveritarëve të të dy vendeve për heqjen e barrierave kufitare e doganore, në fakt pengesat e ndërsjellta kanë vijuar, duke reflektuar interesat e ngushta të bizneseve të caktuara në Shqipëri e Kosovë. Dogana jonë prej kohësh krijoi probleme për hyrjen e patates nga Kosova, të cilës i vendoste një tarife shumë të lartë hyrjeje, që e nxirrte jashtë konkurrencës. Nga ana e vet, Kosova është kundërpërgjigjur me bllokimin e hyrjes së çimentos “Made in Albania” në territorin kosovar.
Krijimi i një tregu të vetëm mbarëshqiptar është një ide e hedhur nga shumë biznesmenë e studjues të ekonomisë në të dy vendet ku banojnë shqiptarë. Leverdia do të ishte krijimi i një tregu unik me 6 milionë banorë, por me masa të tilla administrative që janë marrë deri tani nga administratat qeveritare të të dy vendeve, deri tani gjithshka mbetet në letër.
Zgjidhja do të ishte që, në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së lirë, me miratim edhe të Bashkimit Evropian, të eliminoheshin krejtësisht tarifat doganore për mallrat që hyjnë në të dy vendet, duke krijuar mundësinë e lëvizjes së lirë të mallit e dhërbimeve, ashtu si deri tani është realizuar në praktikë edhe lëvizja e lirë e njerëzve. Kjo do të sillte një bashkim real të dy ekonomive, që janë në shumë drejtime plotësuese të njera-tjetrës.
Lajmi u perditesua Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45