Vijon operacioni për vjedhjen e energjisë, Policia arreston 10 shtetas, procedon 3 të tjerë

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shtetit ka arrestuar 10 persona dhe ka nisur procedim penal, në gjendje të lirë për 3 të tjerë, gjatë javës së shkuar, në kuadër të operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se gjatë periudhës 28.09.2015 deri më 04.10.2015, në  të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 90  grupe të përbashkëta Polici -OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta në 4 243 raste.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren, në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 23 autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë  10 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim10 persona, si dhe po ndiqen në gjendje të lirë 3 persona. Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 1 549 lidhje të abonentëve debitorë dhe 23 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 91 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme