Vijon problematika në Rinas, Wizz Air dhe Ryanair shtyjnë 28 fluturime, anulohen 2! Vlerësim negativ nga 'Flight Radar'

TIRANË- Në aeroportin e Rinasit po vijon problematika e shtyrjes së orareve të fluturimeve, ndërsa qytetarët po përballen pothuajse çdo ditë me një situatë të tillë. Edhe në ditën e sotme, janë shtyrë të paktën 28 fluturime nga dy kompanitë loë cost, Eizz Air dhe Ryanair.

Pjesa më e madhe e fluturimeve të shtyra i takon kompanisë Wizz Air, një nga linjat ajrore me më shumë problematika sa i takon shtyrjes së fluturimeve. Për sot, vetëm 4 fluturime janë të vonuara nga Ryanair.

Ndërkohë, Wizz Air ka anuluar dy fluturime, Berlin-Tiranë që do duhej të mbërrinte në Rinas në orën 00:15 dhe Tiranë-Berlin që do duhej të nisej nga Rinasi në orën 19:00.

Për sot, aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ është vlerësuar nga ‘Flight Radar’ me indeksin 5, që do të thotë vonesa shumë të gjata dhe anulime të shpeshta. Në ardhje ka një mesatare vonesash prej 84 minutash sot, ndërsa në nisje një mesatare prej 35 minutash për fluturim.

Shqiptarja.com ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme këtë problematikë që po dëmton imazhin e Rinasit. Për të llogaritur dëmtimin e imazhit mjafton të shikojmë vlerësimin për disa prej aeroporteve të tjera, për shembull Roma ka një vlerësim me kod 3 dhe 35 minuta vonesë mesatarja, Selaniku me 1.9 me 22 minuta vonesë, Firence 18 minuta mesatarja e vonesave me koeficient 1.5, ndërsa një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë Stambolli me vetëm 8 minuta vonesë, me vlerësim 0.8 kodi.

Rinasi po përballet me fluks vizitorësh nisur edhe nga sezoni turistik, por deri më tani autoritetet nuk kanë pasur asnjë reagim për këtë situatë dhe ndaj dy linjave nuk është marrë asnjë masë.

Tabela me fluturimet e vonuara
Valencia-Tiranë- Wizz Air
Katowice- Tiranë-Wizz Air
Paris-Tiranë- Wizz Air
London- Tiranë- Wizz Air
Milano- Tiranë- Wizz Air
Vienna- Tiranë- Wizz Air
Budapest- Tiranë- Wizz Air
Vienna- Tiranë- Ryanair
Munich- Tiranë- Wizz Air
Nuremberg- Tiranë- Wizz Air
Londër-Tiranë- Ryanair
Rome Fiumicino- Tiranë- Wizz Air
Londër-Tiranë- Wizz Air
Bari-Tiranë- Wizz Air
Hahn- Tiranë- Wizz Air
Bologna- Tiranë- Wizz Air
Oslo- Tiranë- Wizz Air
Milano- Tiranë - Wizz Air
Barcelona- Tiranë- Wizz Air
Tiranë-Vjenë- Wizz Air
Tiranë-Poznan- Wizz Air
Tiranë- Londër- Wizz Air
Tiranë-Milano- Wizz Air
Tiranë-Bolonja- Wizz Air
Tiranë-Budapest- Ryanair
Tiranë- Vjenë- Ryanair
Tiranë- Bari- Wizz Air
Tiranë-Londër- Wizz Air

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Shkrumbohet makina në Orikum, shpëton shoferi

Shkrumbohet makina në Orikum, shpëton shoferi