Pas 5 orë seancë paraprake, për Dakon vijon më 2 shkurt! Ish-kryebashkiaku i Durrësit kërkon pushimin e çështjes, ose gjykim të shkurtuar

Pas 5 orë seancë paraprake,  për Dakon vijon më 2 shkurt! Ish-kryebashkiaku i Durrësit kërkon pushimin e çështjes, ose gjykim të shkurtuar

Do të vijojë më 2 shkurt seanca paraprake për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako që do të vendosë nëse dosja do të kalojë në gjyq apo jo.

Dako akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste. Seanca nisi prej orës 12:00 në Gjykatën e Posaçme dhe vijoi deri në orën 17:00

Ish-kryebashkiaku përmes avokatit kërkoi pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar. I pranishëm në seancë Dako deklaroi se leja për pallatin 7 katësh  "ishte vendim kolegjial". Pallati i cili u ndërtua 11 kate u dëmtua nga tërmeti më 26 nëntor 2019, dhe banorët paditën në SPAK bashkinë.   

Sa i takon tenderit të vijës bregdetare, Dako tha në seancë se projekti aty është dhe kërkoi të verifikohet, ndërsa avokatët pretendojnë se nuk ka vepër penale.

Ndërkohë seanca do të vijojë dhe me deklarimet e të akuzuarve të tjerë. Më pas do të vendoset nëse dosja do kalojë për gjykim ose jo. 

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK më 6 qershor 2023 së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Ndaj tij  rëndon akuza për shpërdorim detyre në 2 raste. Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 për ndërtimin e një shëtitoreje në zonën bregdetare që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Prej nga momenti i arrestimit Dako vijon të gjykohet nën masën e sigurisë  'arrest me burg'

Të pandehur në gjyq

Vangjush Dako
, ish kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre  2 herë.
Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. 
Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. 
Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 
Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Adrian Bulku, topograf. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 
Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.
Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit.Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 
Firzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.
Diana Dedja, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 27/01/2024 01:35

    ti e shkatarrove durresin me pallate ,,mor palaco .,,ti duhesh varur aty ne plazh,,tek hekurudha...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin