Vijon shkëlqimi i Denni Xhepës, skiatori shqiptar kampion Ballkani edhe në 'Sllallom'

Denni Xhepa, skiatori shqiptar vijon të bëjë mirë në Kampionatin Ballkanik të Bullgarisë. 19-vjeçari ka shkëlqyer sërish në Bansko, duke marrë vendin e parë në disiplinën e Sllallomit.

Sportisti i ekipit të Sestriere në Itali ka bërë që Shqipëria të ketë një Kampion Ballkani në disiplinën e Sllallomit. Xhepa e ka mbyllur garën me kohën totale 1:37.58, teksa në provën e parë siguroi kohën 49.12 dhe në të dytën 48.46.

Sportisti kuqezi la pas australianin Hugh McAdam dhe bullgarin Kalin Zlatkov, teksa ishte më i miri nga 40 garuesit. Me 24.55 pikë në total, Xhepa ka thyer edhe rekordin personal në disiplinën e Sllallomit.

Pasi u shpall kampion Ballkani dje në disiplinën GS, tanimë Xhepa ka ngritur stekën dhe synon arritje të tjera në nivel europian. Mosha e re dhe stërvitja në Itali duket se i kanë dhënë Shqipërisë një talent në fushën e skive.

Pas suksesit të Lara Colturit dhe tanimë Denni Xhepës, sporti i skive në Shqipëri po merr një tjetër vëmendje, teksa është projektuar për ndërtim edhe pista e parë moderne e skive në zonën e Korçës.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni