Vijon shpërndarja e librave shkollore/ Prindërit: Mësimi online s'e zëvendëson atë në klasë! Fëmijët: Mezi presim të kthehemi në shkollë (Vëzhgimi)

TIRANË- Prindër, gjyshër, fëmijë të emocionuar shkojnë pranë shkollave për të marrë librat  që do të përdorin për vitin e ri shkollor. Këtë vit nxënësit nga klasa e 1-7 i përfitojnë librat falas.

Por përfitues të librave falas deri në klasën e 12 do te jene 250 mijë nxënës, midis tyre fëmijë të kategorive të veçanta.

Të vegjëlit thonë se e njohin sëmundjen e COVID-19 dhe se do të ruhen duke mos thyer rregullat. Ata duan vetëm të jenë bashkë me njëri tjetrin në klasë dhe të emocionuar presin rikthimin në shkollë.

“Unë shkoj në klasën e dytë.

Je e lumtur që do rikthehesh në shkollë?

-Po

Sot more librat?

-Ëhë, janë libra shumë të bukur dhe janë fiks për klasën e dytë.

I ke mësuar masat që duhet të respektoni në shkollë?

-I kam mësuar, do t'i respektojë. Meraku është sepse virusi është i madhë edhe mund të transmetohet por unë do të përpiqem të ruhem.

-Mezi po pres të takoj shoqet, është më mirë që të kthehesh në shkollë, masat do ti respektojmë”-u shprehën disa prej fëmijëve.

Të gjithë të shqetësuar për shkak të COVID-19, por prindërit dhe gjyshërit e shohin të domosdoshëm rikthimin e fëmijëve në mësim .

“Më mirë në shkollë sesa në shtëpi se dhe atje nuk ia dalim dot, si bëjmë dot ballë. Mësimi në shkollë nuk zëvendësohet me atë online. Qëkur ka filluar pandemia i kemi ndërgjegjësuar fëmijët që të jenë të përgatitur, edhe në shtëpi po edhe këtej edhe kur dalin luajnë me shokët ruajnë distancën.

-Për fëmijët kthimi në shkollë është më mirë normal, është shumë i nevojshëm. Të them të drejtën pak të sikletosur jemi po gjithsesi do të tregohen më të kujdesshëm.

-Përveç entuziasmit si fëmijë që e kam për klasë të parë sigurisht që kam edhe ndjenjën e frikës, ndjenjën e pasigurisë të çorientimit ndoshta të sistemit të shkollës se si do të zhvillohet por do të shohim. Librat janë të gjithë të rinj, janë falas. Merakun e kemi po do kujdes”-u shprehën prindërit.

Në një kohë kur po shpërndahen librat ambientet po organizohen sipas protokollit të masave anti-covid.

Shumë prindër në shkollën “Emin Duraku” para se të marrin librat e rinj dorëzojnë ato që i përdorën vitin e kaluar.

Më datë 14 shtator pritet të nis procesi mësimor  2020-2021, dhe fëmijët do të rikthehen në bankat e shkollës pas ndërprerjes në muajin mars për shkak të epidemisë që përfshiu vendin tonë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër