Vijon skandali, shtyhen 28 fluturime të Ryanair dhe Wizz Air! Dy kompanitë dëmtojnë imazhin e Rinasit, vlerësim negativ nga 'Flight Radar'! Autoritetet heshtin

TIRANË- Nuk ka fund skandali me vonesat e fluturimeve në aeroportin e Tiranës të sjellë nga kompanitë low cost, Wizz Air dhe Ryanair. Pothuajse të gjitha udhëtimet e parashikuara për mbrëmjen këtë të mërkurë, në nisje dhe në ardhje, nga këto dy kompani janë shtyrë.

13 fluturime drejt Rinasit dhe 15 të tjera në nisje nga Aeroporti i Tiranës kanë qenë me vonesë. Report Tv mësoi se në Romë, avioni i Ryanair që duhej të nisej në orën 18:30 i ka ngarkuar pasagjerët me 15 minuta me vonesë dhe nuk lejohet të niset për shkak të trafikut ajror. Pasagjerët u detyrua në rrinë në avion për të paktën një orë.

Vetëm për shkak të këtyre kompanive Low Cost, rrezikon shumë imazhi i Aeroportit të Tiranës. Nëse do të shikojmë vlerësimin në faqen “Flight Radar” shikojmë se për sot Rinasit i është dhënë kodi 5, që do të thotë vonesa shumë të gjata dhe anulime të shpeshta. Në ardhje ka një mesatare vonesash prej 86 minutash sot, ndërsa në nisje një mesatare prej 60 minutash për fluturim. Shifra të tmerrshme shërbimi dhe dëmtimi imazhi, dhe të ardhura vetëm nga Wizz Air dhe Ryanair.

Vetëm ditën e hënë në Rinas kanë kaluar 43 000 mijë pasagjerë në 125 fluturimeve. Një fluks shumë i madh që kërkon përpikmëri, ndërsa pavarësisht vonesave të herëpashershme, ndaj kompanive nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet vendase por qoftë edhe ato të mbërritjes. Udhëtarët shprehen gjithnjë të shqetësuar me shërbimet e kompanisë low cost, të cilat i cilësojnë shpesh skandaloze.

Edhe dje Report Tv raportoi situatë të ngjashme, kur përveç vonesave, dy fluturime nga Napoli në Tiranë dhe Verona në Tiranë të Wizz Air u anuluan.

TË DREJTAT E PASAGJERIT:

Ju keni të drejtat tuaja për asistencë dhe kompensim për çdo vonesë mbi 3 orë ose anulim fluturimi. Plotëso formularin e ankimimit në mënyrë korrekte që të përfitoni të drejtat e shkelura nga kompania.

HAPAT QË DUHET TË NDIQNI:

1. Për çdo shkelje plotësoni formularët e ankimimit që i gjeni lehtësisht më poshtë, ose në formë elektronike: https://www.aac.gov.al/te-drejtat-e-pasagjerit/

2. Pas plotësimit të saktë të këtij formulari ankimimi, dërgojeni atë te kompania ajrore në zyrat përkatëse, ose me email dhe prisni përgjigje.

3. Nëse kompania nuk përgjigjet, ose përgjigja nuk ju kënaq, dorëzoni një kopje të ankesës së ankim- imit në zyrat e Aviacionit Civil, që ndodhen në Aeroport kt i 2-të mbi check-in, ose në emailin zyrtar: [email protected]

Autoriteti i Aviacionit Civil, ju premton se do të trajtojë ne seriozitetin maksimal dhe në kohë rekord çdo ankesë tuajën.

Tabela me fluturimet e shtyra që duhej të mbërrinin në Rinas
Barcelona-Tiranë -Wizz Air
Milano-Tiranë- Wizz Air
Londër-Tiranë- Ryanair
Piza-Tiranë- Wizz Air
Paris-Tiranë- Ryanair
Hamburg-Tiranë- Wizz Air
Paris-Tiranë- Wizz Air
Treviso-Tiranë- Ryanair
Vjenë-Tiranë- Wizz Air
Bruksel-Tiranë- Ryanair
Romë-Tiranë- Ryanair
Varshavë-Tiranë- Wizz Air
Londër-Tiranë- Wizz Air

 

Tabela me fluturimet e shtyra që do niseshin nga Rinasi
Tiranë-Hanh- Wizz Air
Tiranë-Londër- Ryanair
Tiranë-Barcelonë- Wizz Air
Tiranë-Treviso- Ryanair
Tiranë- Nuremberg- Wizz Air
Tiranë-Romë- Ryanair
Tiranë- Katowice- Wizz Air
Tiranë-Romë- Wizz Air
Tiranë-Londër- Wizz Air
Tiranë- Milano Malpensa- Wizz Air
Tiranë- Milano Bergamo- Wizz Air
Tiranë- Verona- Wizz Air
Tiranë- Bolonja- Wizz Air
Tiranë- Milano Bergamo- Ryanair
Tiranë-Bari- Wizz Air

Të drejtat e pasagjerit

 

Vlerësimi i Flight Radar për ditën e sotme në Rinas
 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erjon: 27/06/2024 16:55

    Shof qe pasken me shume probleme aeroportet e tjere perderisa vonesa ne ardhje eshte me e larte se ajo ne nisje. Po ste pelqeu bli bileta me kompani te tjera.

    Përgjigju
  • Or tej: 27/06/2024 01:50

    Vitin tjeter do rriten cmimet kshq ti gezojme sa te kemi mundesi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Avazi: 26/06/2024 22:54

    Po si jane hap keta si vaj ne lakra nga mos kene vonesa, ngelen duke hap linja te reja ore e cast.

    Përgjigju
  • Andi: 26/06/2024 22:44

    Qytetaret po nuk i pelqyen kompanite me kosto te ulet le te zgjedhin ato me kosto te larte. Une personalisht jam shume i kenaqur me ryan air. Te gjitha kompanite kane vonesa ne kete periudhe sepse njerezit levizin per pushime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë

Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë