Vijuan aktivitetin në shkelje të orës policore, gjobiten 3 pronarë lokalesh në Durrës dhe 2 administratorë në Himarë

Vijuan aktivitetin në shkelje të orës policore, gjobiten 3 pronarë lokalesh në Durrës dhe 2 administratorë në Himarë

Foto ilustruese

Janë gjobitur 3 pronarë lokalesh në Durrës dhe 2 administratorë në Himarë të cilët kanë vijuar aktivitetin në shkelje të orës policore në kundërshtim me masat anti COVID. Për pronarët dhe administratorët është vendosur masa administrative 1 milion lekë.

Masa administrative 1.000.000 është vënë për administratorët : -R. T., dhe I. T, pasi kanë vijuar organizimin e aktivitetit, duke mosrespektuar orarin e përcaktuar për mbyllje, në lokalet e tyre, në Himarë. 

Në Durrës janë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale "Prishja e qetësisë publike", A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Në vijim të kontrolleve, janë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 01/08/2021 14:02

    Ca jan keta A.Xh A.G E.P R.T I.T kush?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve