Viktimat e Shkodrës, një faqe
në Facebook dedikuar për ta

Viktimat e Shkodrës, një faqe<br />në Facebook dedikuar për ta
SHKODËR - Një faqe në Facebook dedikuar katër djemve fatkeqë nga Shkodra, që humbën jetën sot në aksidentin rrugor, e që emërtohet me të katër emrat e lidhur bashkë (Rip Raelv Duli & Orlend Mreca & Xheni Anamali & Ledio Pirani).

Me fjongon e zisë në krye të faqes dhe në çdo postim, me foton e të katërve në timeline dhe frazën "Jeni të paharrueshëm. Gjithmonë në zemrat tona.
Shpirti ju shkoftë në xhehnet",
më poshtë publikohen foto nga jeta e tyre private, ku shfaqen me njëri-tjetrin, duke pirë një gotë verë në bar apo në orë të vona në rrugë, me shoqe të tyre, që tregon se  kanë qenë mjaft të lidhur me njëri-tjetrin.

Foto të publikuara të gjitha sot, ndërsa faqja mban në fund datën 13 pill 2013 si datë krijimi. Ose miqtë kanë qenë të afërt me njëri-tjetrin dhe kanë pasur një faqe, por për të cilën nuk janë kujdesuar, ose diçka ka ndryshuar tek data e krijimit të faqes nga ndonjë tjetër mik i tyre, që po u bën respektet e rastit pas aksidentit tragjik dhe plotëson faqen.

Dhe veç njëri-tjetrit, 4 shokët duket se dhe shokët e tjerë i kanë pasur të shumtë. Nuk reshtin komentet e dhimbshme, ngushëllimet therëse, deri poezitë kushtuar atyre, që dëshmojnë dashurinë e madhe që gëzonin çunat me fatin e përbashkët.

POEZI NË FACEBOOK DEDIKUAR 4 DJEMVE QË HUMBËN JETËN SOT NË SHKODËR

C'ke moj Shkoder qe po qan?!
Kater lule sot u thane
Kater lule n'drite t'rinis
Nuk mbijne ma te pragu i shpis
Ju moj nana qe sot lotoni
Zemrat tuja sot forconi
Se tan Shkodra asht me ju
Se edhe ne kane me na mungu
Zemra na u dridh kur morem vesht
Se ne Shkoder ka ra zia
Po qan plaku edhe femija
Ne kete dite me shume lot
Ju forcofte i madhi Zot!

***

Keto djem te ri i iken shkodres
kan lan nanat ne zi rreth votres
Ti moj vdekje spo pyt
ani n'dasht
po m trego jetimat si i bane bashke?
A e dite se 3 prej tyne as babat nuk i kan??
Pse nuk pyte per rini tyne
ja fike nanave driten e syve.
Nuk gjen njiri fjale ne tilla fatkeqsi
vec lusim Zotin ma keq mos me ndi
se xham e madhe na ka pllakos
4 djem te mire Shkodra a tu varros...

Ne kujtim te Raelv Dulit , Orlend Mreces , Xheni Anamalit dhe Ledio Pirani

***

casht ky lajm qe kam degju
4 djem shkodres jan shu
4 djem sot na kan vdek e ma ne shkoder si shef perjet kush munet kyt lajm te zi familjes me ja dhan
djemt tuj kan dek me i than
O Allah tqoshim fal
si i nanat pa djal si i le motrat pa vlla
zemrat ndysh jua ke da babave tyne si munen me qendru per tka yje qe vorreve jan tu ja qu tan Shkodra asht vesh n'zi
paskan vdek 4 djem te ri
ne moshen ma te bukur ,ne rini
si yje si drita
sot ju paska ardh dita
ju kenka maru dekika
ju del shpirti porsi drita ne at aksident tmallkum 4 hise u shun tan shkodra per ju sot loton e askush kyt lajm tmallkum se beson Allahu familjet tuja e forcofte e djemt tuj ne Xhennet i qofte Se sprov e madhe ju ka ra po inshAllah Allahu ju bashkon ne Xhennet me ta Lot mos derdhi se sju bin asigja por 1 elhamdulilah(fatiha) knone per ta e mas kjani po vec dua tmadhit Zot per ta bani Shpirti i tyne pushofte ne Xhennet Familjeve Allahu i dhente kivet e inshAllah tan ca kan i kan me jet Shpirti i tyne pushofte ne Xhennet.....

***
Po shkruj kto fjal per kta kater djem te ri ,
qe sot u largun per ne dhe te zi .
Zemrat e nanave spo durojn ,
ma mir vdekus , se pa djem te vet nuk jetojn !
Si nuk menduat se i mbyllet deren shpise ,
Si nuk menduat sa dhimbje i shkaktut shoqnise !
Si iket dhe e late kyt bote qysh ne rini ,
kta kater sokola i mbuloj dheu i zi !
Saaa dhimbje na shkaktuat ,
Sa shume zemrat na i coptuat !
Per ju po qan krej vllazeria ,
Per ju vajton krejt robnia !
Dite e Marte , 22 Tetor
kater yje u shuan , kater vllezen vdiqen ,
kater shok na braktisen , 4 djem ne xhehnet u larguan !
Kurre zdo t'ju harrojm
gjithmon ne zemrat tona do ju kujtojm !
Raelv , Orlen , Ledio , Xheni
Shoqnia nuk ju harron
Me familjet tuaja ne kyt hillerim jemi ,
SHPIRTI JU PUSHOFTE NE PAQE !!!
Qofshi Lule ne Xhehnet !!!

***
Kuarteti i zi

Britma te zeza e plot vaje
sot pushtojne Shkodren tone
kater djem te saje !
kater shoke me s'jetojne

Hidherimi ska kufi
lote kudo ku shkoj lajmi
qane edhe ti Shqiperi
se per keto familje eshte ba nami !

Lamtumire hidheruese ,per ju
Raelv,Orlend,Ledio e Xheni
po te pa harrueshem per mu
Parajsa eshte vendi ku ju jeni !

Sot mora vesh kete lajm te hidhur qe kater djem nga Shkodra humben jeten aksidentalisht ,duke ju bashkuar hidherimit te familjarve te tyre ,ndjej keqardhje ne shpirt ,zoti qofte me ta !

***
Plot nje SHKODER po man zi
po qajn nenat per djem tri
per kta djem n'lule t'rinis
qe myllen deren e shpis
lot pikojn krejt shoqnis mar
ngushellime o familjar
pse o zot bere mekat
qe e le SHKODREN n'zi sat
sa fillun jeten n'rini
pse zot more k'ta djem t'ri
zemra nanes seq a thy
po vajton me lot ne sy
djali nanes ku ke shku
pse le nanen tu vajtu
lot e saj rrjedhin si lumi
tesh per nanen kurre ma ska gjum ....

***

TI MOJ SHKODER SOT PO DERDH LOT
4 DJEM TE IKEN SOT
4 LULET ME AROME
4 DJEM ME TE BUKURIT NE BOTE

TI MOR ZOT PSE KAQ SHPEJT I MORE
4 ZEMRA TI NA I HOQE
4 NANA NA I PERLOTE
4 SHOK ME TE MIRIT NE TOKE
4 CEPAT E SHKODRES PER TO PO DERDHIN LOTE....

NGUSHELLIME TE PERZEMERTA FAMILJAREVE.....

***

Raelv Duli
I pa harrueshem !
Zoti te rriti 17 vite
tani te mori prane vetes
po te gjithe jemi trishtuar
per ty.
Djale si ti nuk ban ma
nana.

***


Zoti i past marr afer vetes, me i largu prej t'keqes djemt e Shkodres sot...

ahhh,
V'dekja nuk don fjale
as lot,
as fjalime,
as pershpirtje,
vdekja nuk njeh mshir,
as lot,
as dhimje...
v'dekja don forc me e perballu
kur t'kalon neper kopshtet e syve
e t'kput lulet ma t'bukra.
Pra, ju uroj forc familjerve te atyne qe humben frymen sot...
Zot forcoj me forcen e durimin tand te pa skajshem familjart e ktyne djem. E atyne banu gjum te qet vdekjen.. Amin.

KOMENTE NGA MIQTË E 5 DJEMVE
Raelv Duli , si mundi zoti me te marr ty ?! Si pati force, nje engjell si ti. Nje mik si ti, nje djale si ti. Neser mengjesi ka me fillu pa ty, e cdo dite skena me te thirr ma ne emer, kena me ardh neser si shoqeri e nga nji grusht dhe kena me ta hell siper vorrit, se zemra sduron ma! Humbem nje mik , nje mik si ty , nuk gjendet more "mbret" ! Lart ne qiell shikojme nje yll qe ndicon me shume se te tjeret. Je ti Raelv.

***
Jemi mbledh tani si shoqni, por nji karrige asht bosh. Mungon Raelvi. Mungon shoku yne! Raelv , na tradhetove mar mbret! Ike per te mos u kthyer me! E kta shok qe ke ktu lotet nuk po ju thahen! Humbem ty! Humbem shokun tone!

***

Raelv ike ne boten tjeter. Ike prane babit , por a nuk mendove per nene . Po per moter Anisen kush do te kujdeset. Kush do ta mbroje? Ku do jete vllai i saj i dashur qe diten e dasmes se saj dikush ta shoqeroje! Raelv po per nene, qe para 3 vitesh babit jot e la te vetem. Kush do kujdeset per ate. Ajo priste qe nje dite ti ti sillje nje nuse edhe ajo te qeshte me lot gezimi edhe jo ti sot qe ike edhe e le te vetem pergjithmone. Si mund Raelv?

***

Zija shkodren e ka mlu, 4 lule ndhe ka shti , pse o zot kshtu ke vepru pse si le prap me jetu, me jetu e me u gzu jo mi fut ndhe e mi vajtu. Zemra nanash sot ke plas ma mir dek se ishtu gjall. 4 djem arit lule pranvere gjynah ke mi marr priheret gjynah ke me ju marr jeten ne ket mosh ma tbukren tjetes. Kto djem te shkodres ton do ti kujtojm nd gjithmon kjoft mallku ky 22 tetor ju mori ju futi nvorr. R.I.P do ju kujtojme gjithmon.


djemte e shkodres

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë