Presidenti i mëparshëm i Ukrainës Viktor Yushchenko thotë se shpreson që Evropa të zgjohet me kërcënimin e paraqitur nga Rusia pas trazirave në Salisbury.
Katërmbëdhjetë vjet më parë Yushchenko po ishte në garë kundër një kandidati për president të favorizuar nga Rusia kur u helmua me një dioksinë, një kimik toksik.
Kur arrita në shtëpi dhe e putha gruan time gjëja e parë që ajo më tha ishte ‘buzët e tua kanë shije metalike’, ka kujtuar Yushchenko.
Ai shpjegoi simptomat e tij para se të dërgohej në Austri për trajtim emergjent.
Sipas hetimeve për helmimin e tij, që është ende në vazhdim, dioxina i është shtuar orizit që ai ka ngrënë gjatë darkës.
Ai flet në një video për helmimin dhe si e përjetoi.