Viktor Orban akuzon Bashkimin Europian për 'hungarofobi'
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka akuzuar Brukselin për “hungarofobi”, duke thënë se paragjykimet, në vend të shqetësimeve lidhur me korrupsionin, kanë vonuar marrëveshjen e fundit me BE-në lidhur me fondet e ngrira për Budapestin.
Komisioni Evropian kishte rekomanduar ngrirjen e fondeve në vlerë prej 13 miliardë eurosh, të dedikuara për Hungarinë, teksa kërkonte nga ky shtet të shtynte përpara reformat kundër korrupsionit.
Por, gjatë këtij muaji u arrit një kompromis, pasi BE-ja u pajtua të zvogëlonte shumën e fondeve të bllokuara për Budapestin, në këmbim të mbështetjes së Hungarisë për ndihmën financiare për Ukrainën dhe për taksën minimale globale.
“Ne ishim në gjendje të pajtoheshim me BE-në, ku ne treguam një performancë të shkëlqyer teksa luftuam kundër hungarofobisë në botën që dominohet nga liberalizmi”, tha Orban gjatë konferencës vjetore për media.
Kryeministri nacionalist i Hungarisë po ashtu tha se procesi i sundimit të ligjit në BE “është një gozhdë në arkivolin e bllokut”.
Më herët gjatë këtij muaji, Parlamenti Evropian u përfshi nga një skandal i korrupsionit, ku njëra prej nënpresidentëve u akuzua për përfshirje në një rast ryshfeti nga Katari, shteti nikoqir i Kupës së Botës në futboll. Orban tha se reputacioni i PE-së institucion që në shtator tha se Hungaria më nuk është “demokraci e plotë – tashmë është “joekzistent” në shtetin e tij. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?
-
Në korrik
52.7%
-
Pas korrikut
22.4%
-
S'kam mendim
24.9%
Vota total: 205
Lajme të tjera
-
Tensionet në veri, SHBA dhe BE: Kosova të ndalë veprimet e dhunshme, do ketë pasoja! Kurti e Osmani: Mbrojmë integritetin territorial të vendit
26 Maj, 19:33
-
S’bëjnë përshtypje Berisha e Këlliçi, por gazetarë pro tyre të financuar dhe nga USAID apo fonde BE
12 Maj, 12:27
-
Komisioni Evropian propozon paketë ligjore për masa kundër korrupsionit, eksperti Gjipali në Report Tv: Ka konsensus politik në BE për luftë kundër korrupsionit
5 Maj, 13:29
-
Ulen çmimet e roaming-ut mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor
3 Maj, 15:22
-
Papa Françesku 'kundër' politikave të Orban në Hungari, thirrje hungarezëve: Mos i mbyllni dyert për emigrantët
30 Prill, 14:12
-
Për herë të parë që nga ardhja në pushtet, presidentja hungareze vendos veto ndaj ligjit të Orban
22 Prill, 20:58
-
Kryeministri hungarez Orban dhe presidenti i Serbisë Vuçiç së bashku në stërvitjet ushtarake serbe
22 Prill, 20:25
-
Orban: Ukraina është një vend inekzistent ekonomikisht! Sapo SHBA të ndalojë financimet, lufta mbaron
14 Prill, 15:38
-
Hungaria firmos marrëveshje të re energjitike me Rusinë
11 Prill, 17:31
-
Ministri italian i Punëve të Jashtme: Kujdes! BE nuk mund t’i lejojë vetes të humbë Ballkanin Perëndimor
4 Prill, 16:03
-
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç takohen në Beograd, pas 3 orësh bisedime luajnë bilardo
26 Mars, 13:38
-
Hungaria shtyn sërish votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
15 Mars, 09:22