Portieri i ekipit të Barcelonës, Valdes do të largohet në fund të këtij edicioni nga Barcelona dhe në një intervistë ka theksuar se i pëlqen kampionati anglez dhe të shijojë sfida të tjera në karrierë. “Te Barcelona kam kaluar periudhë të shkëlqyer, por ka ardhur koha të ndryshoj.

Dua të provoj një kulturë të re dhe sfidë të re. Premier League është një nga kampionatet që më pëlqen.

E godasin shumë portën. Publiku i respekton shumë futbollistët dhe duartrokasin për një ndërhyrje të saktë.

Kjo gjë në Spanjë nuk ndodh”, deklaroi portieri i katalanasve. Në fund të edicionit pritet që të merret vesh vendimi se ku do të shkojë.