Vila  dykatëshe me arkitekturë italiane e ndërtuar në vitin 1928, banesa e familjes intelektuale Begeja, asokohe shtëpia e luleve, pas ardhjes së komunistëve në pushtet u kthye në shtëpi torturash. Familjari, Xhimi Begeja rrëfen se si regjimi komunist nxori jashtë saj familjen. 

“Në këto bodrume që shikoni ju  janë bërë tortura. Vrasje. Janë masakruar qytetarë të Tiranës nga sigurimi i shtetit”, tha familjari Xhimi Begeja.  

 

Dhomat e fëmijëve u përshtatën për pesë vite në zyra për hetuesit, bodrumet ku ruheshin ushqimet, në qeli torture për armiqtë e  sistemit, por edhe për vajzën e familjes

Autoriteti i Dosjeve, drejtuar nga Gentiana Sula në këtë 100 vjetor të Tiranës kryeqytet firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Tirana për projekte të tjera, të cilat kanë në vëmendje zbardhjen e së shkuarës së trishtë të qytetarëve tiranas gjatë regjimit komunist. 

“Ne do të hymë derë më derë. Shpi më shpi për të marrë dëshmi të mbijetuarve po pse jo dhe trashgimtarve që kanë vuajtur në këtë ndërtesë apo ndërtesa të tjera, shtoi ai.

“Ka një mësim të madh. Shumë të madh që ne duhet të ja themi vetes dhe shujme gjeneratave të tjera”, tregoi …….Gentiana Sula