TIRANE – Gëzim Çela, i cilësuar nga mediat italiane si “baroni i drogës” e kishte shndërruar banesën e prindërve në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në një laborator kokaine, të cilën e trafikonte në vendet e Bashkimit Europiane dhe ajo që mbeste për klientët e ashtuquajtur “VIP” të kryeqytetit. Gjithçka u zbulua pas arrestimit të një korrieri në Morinë me 7 kg kokainë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke u zbardhur një rrjet i tërë trafiku i drejtuar nga Gëzim Çela. Operacioni antidrogë u realizua në bashkëpunimin me policinë e Kosovës duke shënuar shifra rekord të sekuestros: mbi 57 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 150 kg marijuanë, 9 armë të tipeve të ndryshme, 3 snajpera, granada, eksploziv dhe nje makina BMW të blinduara.

Laboratori i drogës është gjetur në shtëpinë e vjetër të Çelës, në Fushë-Kuqe ku banon babai i tij. Policia ka shoqëruar të vëllanë e Baronit të drogës, e cili quhet Kujtim Çela.
 
Operacioni blitz ka përfshirë Antidrogën e Tiranës, Antikrimin e Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe forcat speciale RENEA, ndërsa në terren ka dalë vetë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga.
 
Harta gjeografike e operacionit i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, ndërsa vijojnë njëkohësisht shoqërimet edhe arrestimet për të njëjtin rrjet në Prishtinë nga Policia e Kosovës.
 
Operacioni nisi në orët e vona me arrestimin e korrierit Erald Hysolli me 7 kilogramë kokainë në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, në hyrje nga Kosova. Hysolli e kishte fshehur sasinë e kokainës në nje vend që korrespondon mbi gomën e parë të automjetit tip Benz “Evolution” prodhim i vitit 2010. Në Tiranë, është arrestuar pritësi i kokainës.

Në Fushë-Kuqe të Mamurrasit, policia ka bërë “Bingo” me gjetjen e laboratorit të drogës, ku janë sekuestruar rreth 18 kilogramë heroinë dhe 150 kilogramë marijuanë.
Ndërsa në Prishtinë u arrestua pjesa tjetër e grupit, dhe u sekuestrua sasia prej 50 kilogramët e kokainës, duke shkatërruar kështu një tjetër bazë në Kosovë.

'A1 Report" siguron pamje të vilës që shërvente si "laborator kokaine"
A1 Report siguron pamje të vilës 3 katëshe në Mamurras në të cilën jetonte babai i Gëzimit, Xhemal Çela, e cila shërbente si laborator kokaine..madje kishte dhe disa kulla vrojtimi të sofistikuara. Në banesë policia gjeti 20 bidona aceton që përdoren për përzierjen e drogës dhe 850 litra përzierës.
 
droga me logo
(Në foto:Droga e kapur nga policia në banesën e Gëzim Çelës)

Gëzim Çela u arrestua në Rinas më 21 Shtator 2012, ndërsa tashmë rezulton i shpallur në kërkim. Ish shefi i policisë megjithëse i arrestuar në vitin 2012 dhe i kërkuar me kartelë të kuqe nga autoritet italiane të cilat e konsideronin “Baron të Drogës”, nuk u ekstradua asnjëherë nga autoritet shqiptare. Por si është historia e "baronit" të drogës dhe "fitorja" me drejtësinë shqiptare

Gëzim Çela tanimë njihet si biznesmen, ku drejton bashkë me familjen e tij një supermarket “Miges” në lagjen Don Bosko në Tiranë, ku edhe banon. Menjëherë pas zbulimit të “vilës laborator”, policia kreu kontrolle në banesën e tij në kryeqytet dhe shoqëroi bashkëshorten e Celës. Policia ka marrë në pyetje bashkëshorten e Gëzim Çelës ndërsa i është vënë sekuestro preventive supermarketit në pronësi të tij. Në banesën e tij në lagjen Don Bosko në Tiranë policia gjeti 2 pistoleta, një sasi të konsiderueshme ora, bizhush dhe sende të tjera me vlerë që janë sekuestruar në cilësinë e provës material.
 
banesa 
(Në foto: Forcat e policisë që kanë rrethuar zonën, në rreth banesa ku u gjet droga)

Komunikata e policise
Nё kuadër tё njё operacioni tё pёrbashkёt antidrogё ndërmjet Policisё sё Shtetit dhe Policisё sё Kosovёs, nё bashkëpunim dhe me agjenci tё tjera ligjzbatuese, ёshtё mundësuar sekuestrimi nё Shqipёri dhe Kosovё i njё sasie tё konsiderueshme lёndёsh narkotike tё forta, i njё laboratori pёr prodhimin e pёrpunimin e lёndёve narkotike, si dhe arrestimi i 4 personave.
Falё operacionit tё strukturave tё Krimit tё Organizuar dhe Krimeve tё Rёnda nё Policinё e Shtetit, nё Shqipёri ёshtё bёrё i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainё, 18 kg heroinё dhe rreth 100 kg marijuanё, 850 litra pёrzierёs, njё mjet i blinduar, si dhe armё e municione luftarake.

Ndёrkohё nё Kosovё ёshtё sekuestruar njё sasi prej rreth 50 kg droga tё forta, njё laborator pёr përpunimin e prodhimin e lёndёs narkotike dhe janё arrestuar 3 shtetas.
Nё kuadёr tё këtij operacioni nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё Pikёn e Kalimit Kufitar Morinё ёshtё kapur nё flagrancё njё shtetas, i cili po transportonte njё sasi prej rreth 7 kg lёndё narkotike tё dyshuar kokainё, sasi qё ёshtё bllokuar me cilёsinё e provës materiale sё bashku me automjetin.
Ndёrkohё operacioni i strukturave tё Policisё sё Shtetit ka vijuar me ushtrimin e kontrolleve pranё njё vile 3 katёshe nё njё banesё nё Fushё Kuqe, nё pronësi tё shtetasit Gёzim Çela, ku u bё i mundur:
- sekuestrimi i njё sasie rreth 18 kg e dyshuar heroinё,
- rreth 100 kg marijuanё,
- 20 bidonё me njё sasi prej rreth 850 litra lёndё, qё shërben si pёrzierёs i lёndёs narkotike.
- pajisje qё shёrbejnё pёr paketimin elёndёs narkotike si presё, shtypëse tё lёndёs, pajisje pёr heqejne vakumit gjatё paketimit etj.
Po ashtu nё kёtё banesё janё gjetur e sekuestruar 9 armё zjarri nga tё cilat 3 snajper, si dhe njё sasi fishekësh dhe granata. Nga strukturat e policisё u bllokua gjithashtu dhe njё mjet tip BMV i blinduar.
Strukturat e Policisё sё Shtetit nё bashkëpunim me Prokurorinё pёr Krime tё Rёnda vijojnë punёn pёr dokumentimin e plotё ligjor dhe zbardhjen e personave tё tjerё tё implikuar nё trafikimin e shitjen e lёndёve narkotike.







droga me logo
(Në foto e siguruara nga A1Report: Kokaina e kapur nga policia në Morinë)

Deri në mesdrekë ishin arrestuar 4 persona, ndërsa numri i arresteve pritej të shtohej, ndërsa vijonin kontrollet në banesa në Tiranë, Durrës, Fushë-Krujë, Mamurras dhe Prishtinë.

Sipas burimeve, rrjeti siguronte drogat e rënda, kokainë dhe heroinë nga Kosova, ndërsa grupmbullonte marijuanën e kultivuar në Shqipëri të cilat i trafikonte kryesisht në vëndet e Bashkimit Europian. Sipas të njëjtit burim ka patur raste që organizata kriminale të blinte droga të rënda në Kosovë dhe të dërgonte atje marijuanë.