Vildane Zeneli, imazh i “Levi's Jeans”

Vildane Zeneli, imazh i “Levi's Jeans”
Modelja e famshme shqiptare Vildane Zeneli çdo ditë e më shumë ngjit shkallët e suksesit.

Këtë herë modelja seksi do të jetë imazh i firmës së njohur të veshjeve “Levi's Jeans”.



Këtë e ka bërë të ditur vetë Vildania në rrjetin social Twitter duke shkruar: “Fotot për Levi's Jeans, ishte shumë kënaqësi”.

Vildania, përveçse pjesë e modeleve të njohura të “Victoria’s Secret” ka eksperienca me firma të njohura ndërkombëtare dhe personazhe të rëndësishëm të ekranit.



Kjo e ka bërë të cilësohet si një ndër modelet më të njohura shqiptare në Amerikë.

Vildane është përfolur shpesh në media pasi përveëse e zonja në profesion, disa herë ka lëshuar deklarata të cilat kanë zgjuar debate.

Megjithatë duket se modelja seksi është ngatërruar me emrin e firmës ku ajo pozon, pasi në faqen e saj në Twitter ajo e ka shkruar "Levi Jeans" ndërkohë që emri i kësaj firme veshjesh është "Levi's Jeans".

(b.t/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin