VILNIUS, 19 shtator /ATSH-AFP/ - NATO do të hapë qendra rajonale komandimi në Evropën Lindore, njoftoi sot një shef ushtarak lituanez, një ditë para takimit në Vilnius të zyrtarëve të lartë ushtarakë të aleancës për të diskutuar për riforcimin e sigurisë të vendeve balltike.
Komiteti Ushtarak, autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s, do të mblidhet nesër në kryeqytetin lituanez me pjesëmarrjen e gjeneralit amerikan, Philip Breedlove, kryekomandant i forcave aleate, në kuadër të shqetësimeve përsa i përket politikës së Rusisë ndaj Ukrainës.
Qendrat rajonale të komandimit dhe kontrollit do të hapen në katër ose pesë vende, në Lituani Letoni, Estoni, Poloni apo Rumani, dekalroi për shtypin shefi i shtabit të përgjithshëm te ushtrise lituaneze, Jonas Vytautas Zukas.
"Gjatë takimit në Vilnius, vendet anëtare të NATO-s do të njoftojnë kontributet e tyre", theksoi zëdhënësi i gjeneralit, Zukas duke shtuar se qendra në Lituani do të hapet para fundit të vitit.
Polonia dhe vendet balltike janë të frikësuara për sigurinë e tyre që prej aneksimit në muajin mars të Krimesë nga Rusia dhe mbështetja e Moskës për rebelët në lindje të Ukrainës./
/ec/ a.jor.